Një truproje e sigurimit të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier është pezulluar pasi ka humbur armën e tij në një hotel në Berlin.
Pistoleta mbushur e tipit Glock 17 u raportua si e humbur nga vet roja, njofton mediumi gjerman The Local.
Zyrtari i paidentifikuar është pezulluar gjatë kryerjes së një hetimi. Prokuroria publike e Berlinit ka marrë përsipër hetimin.
Të gjithë presidentët gjermanë, përfshijnë Horst Kohler, Christian Wulff dhe Joachim Gauk, ndonëse nuk ka kanë autoritet si Kancelarja, kanë qenë të mbrojtur nga njësitë e sigurimit. /tesheshi.com/