Germaine Mason ka humbur dje jetën në Xhamajkë pas një aksidenti me motoçikletë. Besohet që 34-vjeçarit t’i ketë dalë mjeti nga kontrolli dhe të jetë përplasur më pas.
Incidenti vdekjeprurës ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit të djeshëm, dhe mes të parëve në vendin e ngjarjes raportohet të ketë mbërritur Usain Bolt, atleti i mirënjohur, e një mik i viktimës.
Një ish-atlet i kërcimit së larti, i lindur në Xhamajkë, Mason do të vendoste në 2006-tën të garonte për Britaninë. Dy vite më vonë ai do të fitonte medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Pekinit.
Fituesi i medaljes së parë të atletikës për Britaninë në atë aktivitet, ai do të renditej pas rusit Andrey Silnov.
I ndjeri Germaine Mason mban ende rekordin kombëtar të Xhamajkës në kërcim së larti. /tesheshi.com/