Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Hulumtimi/Partitë vazhdojnë t’i fusin duart në Universitetin e Prishtinës: ja pedagogët e ardhur nga politika

by te Sheshi
10/12/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Hulumtimi/Partitë vazhdojnë t’i fusin duart në Universitetin e Prishtinës: ja pedagogët e ardhur nga politika

Nga Bashkim Kastrati

Një pjesë e konsiderueshme e profesorëve universitar në Kosovë mbajnë njëkohësisht edhe poste të larta shtetërore dhe politike në vend. Disa prej tyre madje edhe postet më të larta si atë të presidentit dhe të kryeministrit. Kjo në masë të madhe e ka dëmtuar arsimin e lartë në Kosovë, sidomos universitetin më të madh në vend, atë të Prishtinës, ku për pasojë e ka zhveshur nga çdo cilësi akademike dhe ia ka humbur çdo integritet stafit të tij akademik.

Që nga paslufta është raportuar për një ndikim të madh të Partisë Demokratike të Kosovës në Universitetin e Prishtinës (UP), rektorët dhe një pjesë e konsiderueshme e Këshillit drejtues të UP-së kanë pasur lidhje politike me këtë parti politike.

Partitë politike shfrytëzuan emërimet e profesorëve si bartës të funksioneve politike për të shtrirë ndikimin e tyre në ambientet ku flitet për dijen dhe ku rëndom politika nuk do të duhej të ketë hapësirë të shtrihet, ashtu siç ndodhë në Kosovë.

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, e cila funksionon në kuadër të organizatës Çohu!, ka realizuar një hulumtim ku ka identifikuar profesorët që kanë lidhje me partitë politike.

Për një periudhë prej më shumë së tre muajsh, ekipi hulumtues ka gjurmuar dhe konfirmuar  të dhëna për 374 profesorë nga Fakulteti Juridik, Ekonomik, Filozofik dhe i Mjekësisë, të cilët gjenden në ueb-faqet e këtyre katër fakulteteve dhe ka dalë që 50 prej tyre figurojnë të kenë qenë apo vazhdojnë të jenë edhe sot aktorë politikë që politikën e kanë pasur aktivitet primar ndonëse kanë çelikosur pozitat e profesorëve.

Këto të dhëna të publikuara përmbajnë edhe emrat e profesorëve, fakultetin ku ligjërojnë si dhe detajet e lidhjeve me partitë politike.

Në katër fakultetet që janë hulumtuar, Peportr ka gjetur të dhëna që flasin për një numër të madh të profesorëve të angazhuar në politikë ndër vite.

Sipas hulumtimit, nga 54 profesorë sa i ka Fakulteti Filozofik, 14 nga ta kanë bartur apo bartin funksione politike, ndër të cilët 9 janë nga PDK-ja, 2 nga AKR-ja, 1 nga LDK-ja, 1 nga Vetëvendosje!, dhe një nga ish Partia Reformiste ORA, megjithëse në zanatin e ri, atë të politikanëve, disa profesorë kanë ndërruar partitë politike më shumë sesa një herë.

Në Fakultetin Juridik, nga 71 profesorë që ka ky institucion, 11 prej tyre kanë qenë apo janë aktiv në politikë, të cilët politikisht janë të kësaj përbërje: 6 nga PDK-ja dhe 5 nga LDK-ja.

Në Fakultetin Ekonomik, nga gjithsej 66 profesorë që i ka i njëjti, figurojnë 18 profesorë që ndër vite zanatin primar e kanë pasur politikën. Nga ta, 10 vijnë nga LDK-ja, 7 nga PDK-ja, dhe një nga Vetëvendosje!

Në Fakultetin e Mjekësisë, gjendja qëndron ndryshe, nga 183 që janë gjithsej, 7 nga profesorët e këtij fakulteti kanë ndarë fatin e politikës me kolegët e lartshënuar. Nga ta, 3 vijnë nga PDK-ja, 1 nga LDK-ja, 1 nga AAK-ja dhe 1 nga Vetëvendosje! Asnjë prej këtyre profesorëve nuk kanë pozita shumë të larta në politikë.

Disa prej profesorëve kanë mbajtur pozitat më të larta shtetërore në vend siç ishte rasti me presidentin Fatmir Sejdiu, profesor në Fakultetin Juridik apo me ish -kryeministrin, Isa Mustafa që është edhe profesor në Fakultetin Ekonomik.

Ndërsa për nga aspekti i funksioneve që profesorët universitar kanë mbajtur apo mbajnë ndër vite, të dhënat flasin për ministra dhe ish-ministra, këshilltarë  presidentësh, anëtarë partie, ish-rektorë, kandidatë për deputetë dhe deputetë, zëvendësministra, asamblistë komunal, kandidat për kryetar komune, presidentë dhe kryetar partie, kryeministër, këshilltarë politikë të ministrave, këshilltarë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nënkryetar partie etj.

Në një hulumtim të mëhershëm të Preportr, tregohet se 102 politikanë dhe zyrtarë të lartë publik janë të angazhuar si profesorë në Universitetin e Prishtinës, por edhe në kolegje private.

Profesorët me shumë angazhime, lënë anash ligjëratat

Duke marrë parasysh angazhimet e lartcekura, ata nuk kanë kohë për të mbajtur rregullisht ligjëratat në UP. Por në vend që të ndëshkohen për mungesë në ligjërata, këta profesorë marrin pagat edhe për orët që nuk i kanë mbajtur. Realizimin e pagesave për profesorët që nuk mbajnë rregullisht ligjërata e kanë konfirmuar edhe raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit ndër vite.

Hulumtimet e viteve paraprake tregojnë se profesorët e angazhuar në politikë nuk i kanë mbajtur ligjëratat me rregull, ndërsa për kohën e konsultimeve as që diskutohet. Mosrespektimi i orarit të ligjëratave, të provimeve, konsultimeve, mosrespektimi i syllabuseve nga profesorët, mosimplementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit, vlerësimi jo objektiv i studentëve nga profesorët, janë disa nga shkeljet e stafit akademik që përmenden në raportin e procesit të monitorimit të kryer në UP nga Parlamenti i Studentëve (PS) në vitin 2012.

Gjithashtu një organizatë tjetër ORCA këtë vit ka monitoruar oraret e përcaktuara për konsultime me studentë dhe ka parë se me shumë pak përjashtime, pjesa dërrmuese e profesorëve në fakultetet e monitoruara nuk u përmbahen  këtyre orareve. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Next Post
“Jerusalemi izraelit” nxit protesta në të gjithë Evropën, shfaqen dhe dhe hebrenj të zemëruar

"Jerusalemi izraelit" nxit protesta në të gjithë Evropën, shfaqen dhe dhe hebrenj të zemëruar

Dhurata e “çmendur” e shefes, 20 veta staf i çon në Madrid me pushime

Dhurata e “çmendur” e shefes, 20 veta staf i çon në Madrid me pushime

Liga Arabe, thirrje të gjitha vendeve që ta njohin Palestinën si shtet

Liga Arabe, thirrje të gjitha vendeve që ta njohin Palestinën si shtet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni