Ndërsa gjatë gjithë vitit ankohen për papunësinë e madhe dhe se me vështirësi e përmbyllin muajin me pagat që marrin, qytetarët e Kosovës kur vijnë festat e fundvitit harrojnë “varfërinë” dhe shenzojnë shuma marramendëse.
Sipas një hulumtimi të kompanisë “UBO Consulting”, kosovarët shpenzojnë rreth 36 milionë euro në fund të vitit.
Nga këto miliona euro, 71% shpenzohen për ushqim e pije, 12% për dekorime, 11% për dhurata dhe 6% për gjëra tjera.
Në Kosovë festat e fundvitit i kremtojnë 82% e familjeve kosovare dhe sipas hulumtimit secila nga to shpenzon mesatarisht nga 141.64 euro. /tesheshi.com/