Ndonëse janë ulur paksa tensionet Kosovë-Serbi, kjo pas dy raundeve bisedimesh në nivel presidentëtsh e kryeministrash, duket se qetësi sërish nuk do të ketë. Kjo, referuar një deklarate të fundit të kreut të diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, i cili ka paralajmëruar se shteti serb po përgatit provokime të reja.
“Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën dhe rajonin janë qasje provokuese dhe nuk janë raste të izoluara. Provokimet sistematike të Serbisë nuk kanë mbaruar por ajo po përgatitet për më shumë skenarë të provokimeve ndaj vendit tonë dhe rajonit”, tha sot Hoxha në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje se cilat mund të jenë provokimet e radhës të Serbisë, por sigurisht ka paralajmëruar se ato mund të jenë të llojit të “trenit” dhe “murit”. /tesheshi.com/