Zv.kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se politika e Bosnjës në Kosovë, është “vazhdim i politikës anti-evropiane të Beogradit”, dhe tha se ai nuk do të tërhiqet nga vendimi për futjen e tarifimit me 10 përqind të importit të produkteve nga Bosnja dhe Serbia.
Ai shkroi në Twitter se Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, porse po nuk ndryshoi sjellja e këtyre dy vendeve nuk do të hiqen as tarifat.
“Politika e jashtme e Bosnjës është një vazhdim i asaj nga Beogradit. Është e qartë se politika e tyre anti-evropiane ndaj Kosovës është e qartë. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim, por këto masa nuk do të tërhiqen derisa sjellja e tyre ndaj Kosovës të ndryshojë”, shkroi Hoxhaj.
Qeveria e Kosovës morri vendimin për një tarifë prej 10 përqind për produktet nga Serbia dhe Bosnja për produktet që importohen në Kosovë.
Nga kjo përjashtohen mallrat nga vendet e tjera të prodhuara në territoret përkatëse.
Vendimi i autoriteteve të Kosovës ka shkaktuar shumë kritika në Sarajevë dhe Beograd, por edhe në Bashkimin Evropian. /tesheshi.com/