Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Hoxha nga Prizreni: pse na luftonin serbët dikur

by te Sheshi
21/08/2018
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Hoxha nga Prizreni: pse na luftonin serbët dikur

Ka hyrë në vitin e 14-të si imam i fshatit Poslishtë të Prizrenit. Është tejet i kënaqur me jetën fetare që zhvillohet aty, veçanërisht me interesimin e rinisë që të ndjek parimet fetare pasi thotë se kështu po ruhet nga veprimet e pahijshme.

Fjala është për imamin Kurtish Hoxhaj i cili njihet edhe si një njeri që u del në krahë familjeve nevojtare, pasi nga 2006-ta punon pareshtur siç thotë “t’i bashkojë të pasurit dhe të varfrit”, gjë që e ka arritur, pasi falë mbështetjes nga njerëz të vullnetit të mirë shumë familje ka arritur t’i bëjë me kulm mbi kokë.

Imami Hoxhaj në intervistën dhënë për tesheshi.com ndër të tjera tregon si është të qenit imam ditëve të sotme dhe tregon për një mesazh që ja ka dhënë një nga xhematlitë çka thotë se s’do ta harrojë kurrë dhe e ka motivim për punë.

Intervistoi: Blendi Gashi

Jeni imam i xhamisë në Poslisht të Prizrenit. A mund të na tregoni si është jeta fetare në këtë fshat dhe sa interesim ka nga të rinjtë për të përqafuar modelin e jetës islame?  

Po, nga marsi i vitit 2005 e gjer më sot vazhdoj detyrën e imamit në fshatin Poslishtë të Komunës së Prizrenit. Jeta fetare është shumë e mirë, pasi këtu banorët e fshatit e sidomos rinia dhe diaspora në përgjithësi e duan fenë, e respektojnë dhe kontribuojnë shumë për çështje fetare. Ndërsa rinia falë Zotit në masë të madhe dita ditës po vërehet se po i ndjek parimet fetare, po përmirësohet dhe po ruhet së keqes.

Sa është e vështirë të mbash ditët e sotme pozitën e imamit krahasuar me para lufte?

Thënë të drejtën, pasi para lufte kam qenë nxënës dhe nuk kam shërbyer si imam nuk mund të japë ndoshta ndonjë vlerësim real. Mirëpo mendoj se tani është shumë më lehtë dhe më mirë të shërbesh si imam, duke pas parasysh se tani jemi në liri dhe ritet fetare kryhen pa asnjë frikë se mos ndoshta mund të vijnë forcat policore dhe të na ndalojnë apo të na frikësojnë nëpër xhami. Këtë e them ngase në të kaluarën shumë imamë janë shoqëruar në organet e rendit të regjimit të asaj kohe duke u maltretuar psiqikisht, qe besa edhe fizikisht, ngase po e mbanim popullin të bashkuar, kur dihet shumë mirë se gjatë kohës se aksionit për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave çdo tubimi të pajtimit i kanë prirë imamët.

Imamët, përmes ligjëratave, xhematit ua kanë mbjellë në zemër atdhedashurinë, respektin mes vete etj, dhe për këtë mendoj se para lufte ka qenë më vështirë të jesh imam, ngase ke qenë në shënjestër të regjimit, kurse falë Zotit sot nuk i kemi ato probleme dhe shqetësime të armikut.

Gjatë punës suaj si imam sigurisht që ju ka ngelur ndonjë gjë e veçantë nga jeta e bashkësisë. A mund të veçonit një rast më specifik që do e kujtoni përherë?

Po, jam në kontakt të përditshëm me njerëzit.  Sigurisht që kemi ndarë edhe shumë gëzime e hidhërime, e ndër ato ka dhe momente të veçanta që kujtohen shpesh.

Atë që e kujtoj më shumë dhe e marr si motiv në jetën time, ka të bëjë me një moment teksa po rrija te shatërvani i xhamisë duke e pritur ardhjen e kohës së namazit të akshamit. Ka ndodhur kjo para disa vitesh. Aty, një nga xhematlinjtë me afrohet e më thotë: “Hoxhë, po e shoh se shumë po punoni në xhami, andaj të këshilloj që derisa t’i kesh njerëzit pas duke të mbështetur në aksionet tua humanitare, mos u ndal, vazhdo e puno, kontribuo, sepse njeriu në jetë duhet të lërë gjurmë, që dhe pas vdekjes sonë, kur të vijnë gjenerata tjera, t’i shohin gjurmët dhe të kujtojnë se këndej pari ka kaluar filan imam që ka lënë diçka pas vete”. Këtë e kam si motiv në punën time.

Sot (e martë) shqiptarët e besimit islam festojnë Kurban Bajramin me mesazhin që të shtrihet dora e pajtimit me njëri-tjetrin. A po përcillet ky mesazh apo jo?

Po, sot është festë e madhe për të gjithë besimtarët, në radhë të parë lus All-llahun që haxhinjëve tua ketë pranuar Haxhin pasi që edhe kjo festë kurorëzohet me kryerjen e ceremonisë së haxhit. Sa i përket mesazhit për shtrirjen e dorës së pajtimit dhe solidaritetit mes vete kjo është shumë e theksuar ngase në çdo festë fetare kjo vërehet. Këtë e them ngase besimtarët në festat fetare shumë janë vëlladashës dhe solidarë mes vete duke shpërndarë me tonelata ndihma. Kjo na jep për të kuptuar se ata kanë pajtueshmëri mes vete.

Edhe në festën e Kurban Bajramit kjo shumë është e theksuar ngase me të vërtetë shumë po ndihmohen mes vete me ushqime, veshmbathje, me mish Kurbani etj…që na jep të kuptojmë se mos të ishte pajtueshmëria mes vete nuk do të ndodhte as edhe ky solidaritet mes besimtarëve. Zoti na mundësoftë që gjithmonë të jemi solidar mes vete.

Hoxhë të flasim për familjet nevojtare. Ju në rrjetin tuaj Facebook shpeshherë publikoni njoftime për ndihmën që xhamia juaj bën për këtë kategori. Për Kurban Bajram do ndihmoni ndonjë familje?

Falënderuar qoftë Allahu që po na mundëson të jem ndërmjetësues mes kategorisë së shtresës më të pasur dhe asaj në nevojë. Si imam nuk bëjë asgjë përveçse mundohem që t’i bashkojë këto dy kategori, i pasuri t’i afrohet atij që ka nevojë. Edhe në këtë festë të Kurban Bajramit ka disa ditë që së bashku me kolegët tjerë jemi në aktivitet për të ndihmuar ato familje që kanë nevojë për gjëra elementare.

A mund të na tregoni qe sa vite keni nisur të ndihmoni familjet nevojtare?

Po që nga viti 2006 e këndej kam filluar me aktivitete të ndryshme duke ju ndihmuar familjeve që kanë nevojë. Të jemi të qartë: këto aktivitete nuk i bëj i vetmuar por kam edhe përkrahjen nga institucioni i Bashkësisë Islame, pasi që jam edhe nëpunës i këtij institucioni, pastaj edhe nga kolegët e rajonit që për çdo aktivitet koordinohemi mes vete. Dhe ka dashtë Zoti që shumë familjeve ju jemi gjetur afër ndoshta në ditët më të vështira. Ndihmat kanë qenë të ndryshme si me ushqime, veshmbathje, duke ua siguruar drunjtë për ngrohje gjatë dimrit, sigurimin e barnave për shërim, pastaj kemi ndihmuar edhe shumë shkolla duke u dërguar edhe libra.

Sa familje i keni bërë me kulm mbi kokë sivjet dhe vitin e kaluar ?

Po këtë vit deri më tani kemi përfunduar tri renovime të shtëpive, kurse jemi në parapërgatitje për fillimin e ndërtimit edhe të tri shtëpive tjera ku me ndihmën e Allahut pas Bajramit do të startojmë me gurthemelin e tyre. Me këtë aktivitet, pra me ndërtim apo renovim të shtëpive si imam i xhamisë merrem nga viti 2010 e këndej dhe Allahu na mundësoftë që dhe në të ardhmen të vazhdojmë. Janë ndërtuar shtëpi nëpër fshatrat e rajonit të Vërrinit dhe të Lumës si dhe në qytetin e Prizrenit ngase edhe donatorët janë nga kjo trevë. Këtë e bëjmë duke u nisur nga parimi fetar se muslimani obligohet që në radhë të parë ta shikoj rrethin e tij të afërt ku jeton e pastaj të zgjerohet me tej. Kështu që neve jemi të lokalizuar në qytetin e Prizrenit dhe fshatrave përreth sepse ka shumë familje që kanë nevojë për ndihmë.

Sigurisht se për të bërë gjithë këtë humanizëm ju qëndron dikush mbrapa. Sa po keni vështirësi të gjeni njerëz që janë të gatshëm të ju ndihmojnë?

Normal që për t’i kryer këto punë duhet pasur edhe mbështetje nga dikush. I jam mirënjohës diasporës, bizneseve në vend si dhe xhematit në përgjithësi të cilët na përkrahin vazhdimisht në çdo aksion. Kontribuesit janë të shumtë dhe ndihma  e tyre është e larmishme. P.sh. dikush po ndihmon financiarisht duke i mbuluar shpenzimet e ndonjë pune si p.sh ndërtimi, apo suvatimi, dyer apo dritare e kështu me radhë, pastaj  dikush ndihmon fizikisht duke kryer punën përkatëse si qeramikë, instalim të ujit, instalim të energjisë elektrike, dikush dhuron mobile, shtretër, sanitari etj… por ka edhe nga ata që na ndihmojnë duke bërë dua-lutje te Allahu për të na i lehtësuar këto aktivitete.

Por ka edhe nga donatorët që po na ndihmojnë duke i marrë përsipër mbulimin e gjitha shpenzimeve për ndërtim të shtëpive apo renovimin e tyre. Lusim All-llahun që t’i shpërblejë të gjithë ata që po na ndihmojnë. /tesheshi.com/

 

 

Related Posts

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”
Sociale & Shoqëri

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Lufta e ushtrisë me bandat e drogës në Rio de Janeiro, 8 të vdekur

Lufta e ushtrisë me bandat e drogës në Rio de Janeiro, 8 të vdekur

Shfaqje koreanoveriore nga Irani: “tremb” SHBA me një avion të ri

Shfaqje koreanoveriore nga Irani: "tremb" SHBA me një avion të ri

Turqi, hapet hotel për macet: pse dhe si funksionon   

Turqi, hapet hotel për macet: pse dhe si funksionon  

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

19/05/2025
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

19/05/2025
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.