Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Hovi kosovar drejt një shtetësie tjetër: “Oh sa mirë mos me qenë….!”

by te Sheshi
29/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 7 mins read
A A
Hovi kosovar drejt një shtetësie tjetër: “Oh sa mirë mos me qenë….!”

Nga Shkëlzen  Rrecaj

Heqja dorë nga shtetësia e Kosovës për shumë kë nuk është akt aspak i lehtë, por ja që një pjesë e madhe e mërgimtarëve tanë tashmë e kanë zgjedhur këtë rrugë.

Shumë nga vendet e BE-së nuk e lejojnë dyshtetësinë dhe kjo ka bërë që shumë kosovarë, që jetojnë në këto vende, të heqin dorë nga shtetësia e tyre amë. Disa shtete perëndimore, si p.sh. Gjermania dhe Austria kanë nxjerrë vendime në kundërshtim edhe me të drejtat e njeriut për të pasur njëherësh dyshtetësi, ligje këto që shumë qytetarë të Kosovës i kanë detyruar të bëhen ‘gjermanë’.

Heqja dorë nga shtetësia e Kosovës ka shënuar shifra alarmante në pesë vjetët e fundit. Vetëm nga viti 2009 mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës kanë braktisur nënshtetësinë e Kosovës, ku kampion i ‘dekosovarizimit’ është Gjermania. Me këtë ritëm brenda dhjetë vjetëve Kosova do të ketë 100 mijë banorë më pak.

Arsyet e zgjedhjes së kësaj rruge janë të shumta, por më kryesorja mbetet kushtet më të mira që u ofron shteti ku jetojnë, pastaj e ardhmja e sigurt e fëmijëve të tyre, mos pasja e përkrahjes së shtetit nga vijnë, etj.

Edhe pse Kosova me ligj ua lejon që qytetarët e saj të jenë edhe shtetas i një ose më shumë shteteve, fatkeqësisht nuk ka ligj që i ndalon nga heqja dorë e nënshtetësisë qytetarët e vet siç p.sh. e ka Turqia.

Drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi, për ‘tesheshi.com’ thotë: “… se duke e patur parasysh që shumë shtetas të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë jetojnë në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe një pjesë e tyre i plotësojnë kushtet për marrjen e shtetësisë se vendeve ku jetojnë dhe duke e ditur se shumë shtete  të Bashkimit Evropian  nuk lejojnë mbajtjen  e dy shtetësisë për shtetasit e tyre, atëherë shtetasit e Republikës se Kosovës janë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia si kusht për marrjen e shtetësisë së atij vendi. Vlen të përmendet se shumica e tyre janë nga Gjermanin, pasi që ky vend nuk lejon dyshtetësinë dhe nëse kosovarët dëshirojnë ta marrin shtetësinë e Gjermanisë atëherë ata detyrohen të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.”

Në anën tjetër sociologu Gëzim Selaci për portalin ‘tesheshi.com’ deklaroi: “Ndikimi mund të vlerësohet nga këndvështrime të ndryshme. Mendoj se migrimi nuk duhet parë si një dukuri shqetësuese, apriori. Është evidente, normale e pozitive që njerëzit të ndërrojnë vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë, më ndryshe, më sfiduese ose më të rehatshme, ose në kërkim të shanseve për punë, shkollim, ose thjesht aventurave, etj.”

Më tej, ai shtoi se “Ndikimi demografik, për shembull, mund nëse këqyret nga aspekti i dendësi së popullsisë së Kosovës dhe tregut shumë të kufizuar të punës, mund të shihet si pozitiv. Domethënë se për gjithë këta njerëz nuk ka punë këtu, andaj njerëzit shkojnë gjetiu në kërkim të jetës më të mirë.”

Për profesorin e sociologjisë, shqetësuese është hovi i madh i ikjes së popullsisë, e trurit dhe fuqisë punëtore: “Ikja e popullsisë nga Kosova me hovin që e kemi parë viteve të fundit është shqetësuese për shoqërinë për shkak të shpenzimeve dhe rreziqeve gjatë rrugës, pasigurisë që i pret në vendin e destinimit dhe pasojat e mundshme pas riatdhesimit të tyre, etj. Emigrimi, dhe për më keq, heqja dorë prej shtetësisë kosovare mund të ketë edhe pasoja të tjera negative për vendin e origjinës, d.m.th Kosovës në këtë rast. Ikja e trurit dhe e fuqisë punëtore si dy baza për zhvillimin ekonomik, dhe jo vetëm, e zbeh edhe më tepër perspektivën e zhvillimit ekonomik, arsimor e kulturor të vendit,” konstaton z. Selaci.

Faktorët kryesor të ikjes se qytetarëve nga Kosova janë të shumtë, por më kryesor ai ekonomik dhe pasiguria politike apo kriza në të cilën po kalon kohëve të fundit Kosova, për këto arsye qytetarëve të Kosovës u ka humbur shpresa nga udhëheqësit politik.

Sipas sociologut Selaci, migrimin duhet parë si dukuri që nxitet nga faktorë shtytës dhe joshës; domethënë duhet parë se çfarë i shtyn njerëzit të ikin prej Kosovës dhe çfarë i josh ata të shkojnë në vendet ku migrojnë. Si faktorë shtytës, mendoj se arsyeja kryesore e ikjes masive të popullsisë nga Kosova është në radhë të parë për arsye të gjendjes së pashpresë në fushën e ekonomike dhe punësimit, si dhe pasigurisë politike me të cilën shteti po përballet kohëve të fundit. “Ndërkaq, si faktorë joshës: Kosova ka një diasporë jo të vogël në shtetet perëndimore me të cilët popullsia jonë është në lidhje të ngushta, si familjarë e miq të cilët vijnë rregullisht në Kosovë për vizita. Popullsia që banon në Kosovë krahason gjendjen e tyre financiare dhe mënyrën e jetesës me gjendjen e anëtarëve të familjes e miqve nga Perëndimi dhe kështu duan edhe për vete, për familjet e fëmijët e tyre,” theksoi z. Selaci.

Ai theksoi se qytetarët janë të pakënaqur me punët e shtetit, nuk kanë besim te politikanët dhe partitë politike.

“Besimi tek politikanët, partitë politike, e drejtësinë e vendit është i ulët (siç del nga shumë anketa). Kjo tregon se shumica e qytetarëve janë të pakënaqur me punët e shtetit, por meqë nuk kanë besim tek organet e tij (qeveri e gjykata) dhe aktorët politikë (politikanë e parti) e as shpresë se mund të ndikojnë për ndryshime në të mirë, zgjedhin të heshtin, e në rastin e parë, të ikin prej vendit. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se humbja e besimit qytetar te politikanët dhe shteti është një nga faktorët që qesin njerëzit jashtë Kosovës.”

“Pas përfundimit të luftës shoqëria e Kosovës ka kaluar nëpër një fazë emergjente që kishte si detyrë të ngutshme kthimin në shtëpi të njerëzve të dëbuar dhe rindërtimin e tyre. Kjo fazë është karakterizuar me një entuziazëm të theksuar, siç ndodh zakonisht pas mbarimit të luftës, dhe njerëzit – përkundër vështirësive e nevojave të shtuara – i kanë dhënë kohë krijimit të institucioneve qeverisëse. Kjo fazë është pasuar nga një tjetër në të cilën besimi tek këto institucione ka rënë, ndërsa moszhvillimi i ekonomisë, si dhe rënia e dërgesave nga diaspora kosovare, ka shkaktuar një ambient të pavolitshëm për të mbajtur gjallë shpresën dhe perspektivën pozitive për të ardhmen. Veç kësaj, ka pasur ndryshime shoqërore në drejtim të zhvillimit të një kulture më individualiste dhe drejt familjeve bërthamë, andaj për pasojë ka rënë edhe solidaritet ndërmjet anëtarëve më të familjeve të zgjeruara. Kështu që, kanë mbetur shumë të rinj e familje pa përkrahjen as të shtetit e as të familjarëve. Në një situatë të këtillë, shpëtimi prej kësaj gjendje shihet ikja në vende që premtojnë një mirëqenie dhe shanse për punë,” u shpreh sociologu Selaci.

I pyetur se a ka ndikuar edhe kriza politike, korrupsioni që qytetarët të ikin nga Kosova?

Prof. Selaci u shpreh: “Edhe korrupsioni, gjithsesi. Është e kuptueshme pra se në Kosovë mbizotëron një sistem klientelist e nepotist që nuk shpërblen djersën e aftësinë, andaj shumë njerëz kanë humbur shpresën se këtu mund të arrihet një standard i tillë ose i përafërt. Kështu, mësymja drejt Perëndimit shihet si mundësi. Këtu nuk kursehen as të punësuarit, pasi që të kesh një punë në Kosovë nuk nënkupton medoemos qëndrueshmëri financiare (për shkak të mungesës së kontratës së punës ose të garancisë ligjore për respektim të saj, por edhe gjendjes së pasigurt të një numri të punëdhënësve të bizneseve të vogla e të mesme), as që nënkupton se paga që merr është e mjaftueshme për një standard minimal të jetës normale duke patur parasysh nevojat e shtuara të familjes kosovare, etj.”

Me aq sa shohim në lidhje me këtë dukuri shteti ynë ka mbyllur sytë dhe bën të paditurin. Deri më tani nuk kemi parë kurrfarë masash për të penguar heqjen dorë të qytetarëve të tyre nga shtetësia e Kosovës. A mjafton vetëm rregullimi ligjor që të sanksionojë këtë veprim, krijimi i strategjive nacionale dhe marrëveshjeve me vendet e BE-së që të kontrollohet kjo situatë apo gjërat janë më komplekse. “Duhet adresuar shkaqeve ekonomike e politike, disa prej të cilave i përmenda. Por, adresimi i tyre kërkon kohë dhe strategji, pasi që janë probleme më të komplikuara dhe që nuk mund të zgjidhen shpejtë. Diçka që duhet bërë me urgjencë është të rikthehet besimi qytetar tek politikanët dhe institucionet e shtetit. Por, besimi nuk kthehet me premtime boshe, rrena e propagandë, por me sinqeritet ndaj qytetarëve e punë në shërbim të publikut.  Tash, pasi ka kaluar gjysma e parë e dekadës së dytë pas luftës, nuk mjafton që të thirremi veç në liri sipas kuptimit që i është dhënë asaj. Lirisë i është dhënë një kuptim i shtrembëruar nga politika oportuniste kur koncepti i lirisë reduktohet në “lirinë për të zgjedhur” me vota, si dhe nga kapitalizmi i egër që e koncepton atë si mundësi për të konsumuar të mira materiale e produkte mediatike, etj. Për të shfrytëzuar mundësitë e lirisë së garantuar (sado e paktë që mund të jetë ajo), duhen njerëz që kuptojnë drejt e artikulojë saktë shqetësimet, kërkesat e vullnetin e popullatës së rëndomtë e shumicë.”, përfundon z. Selaci. /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth
Sociale & Shoqëri

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025
Next Post
Blushi shpall kandidaturën zyrtare për kreun e PS: Kam dashur të flas, por nuk kam se ku

Blushi shpall kandidaturën zyrtare për kreun e PS: Kam dashur të flas, por nuk kam se ku

Edi Rama sulmon Blushin nga Vlora: Ai di vetëm të bëj sehir!

Edi Rama sulmon Blushin nga Vlora: Ai di vetëm të bëj sehir!

Një amerikan kundër Zaevit: I deshe zgjedhjet e parakohshme? Shkon tani dhe lëri ankesat!

Një amerikan kundër Zaevit: I deshe zgjedhjet e parakohshme? Shkon tani dhe lëri ankesat!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni