Kryeminsitri i Kosovës Avdullah Hoti pretendon se qeverisja e tij arriti të nxjerrë vendin nga izolimi ndërkombëtar ku gjendej prej kohësh.
“Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera.
Pas nje devijimi disavjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.
E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo qeveri është serioze karshi zotimeve të veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike” shkruan Hoti.
Kujtojmë se një kapriço politike më sfond ndërkombëtar, bëri që ai të jetë firmosësi i një marrëveshjeje me Beogradin në Uashington. /tesheshi.com/