Qeveria “Hoti” nisi ditën e parë të punës pas morri votën miratuese në Kuvend, ku ai, i pari i qeverisë, tha se beson në realizimin e pritshmërive nga ana e qytetarëve.
“Do të punojmë bashkë në realizimin e një programi qeverisës me gjithë partnerët e këtij koalicioni duke qenë llogaridhënës ndaj gjithë deputetëve të Kuvendit, pozitë e opozitë, duke vendosur një diskurs të ri në skenën politike. Është një program ambicioz, besoj në këtë program dhe në këtë ekipe të shkëlqyeshme. Do tu dalim zot pritjeve të qytetarëve”, tha Hoti.
Në gjykimin e tij, sfida e parë është rimëkëmbja ekonomike në kushtet e daljes nga pandemia.
“Do ta miratojmë së shpejti programin për rimëkëmbjen ekonomike është një program voluminoz për t’iu mundësuar bizneseve, familjeve dhe qytetarëve që sa më lehtë të tejkalojnë këtë krizë të paprecedent”, ka thënë njeriu që tashmë do qeverisë Kosovën këtej e tutje. /tesheshi.com/