Kryeminsitri Hoti njoftoi publikisht shërimin nga COVID-19 dhe rikthimin në detyrë.
“Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19”, shkroi i pari i qeverisë së Kosovës në FB.
Hoti vijon më tej duke thënë se shqetësues është fakti që disa vazhdojnë të mos e bësojnë.
“Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, shkruan ndër të tjera njeriu që qeveris Kosovën.
Kujtojmë së Corona-n e vuajti dhe mentori i tij politik Isa Mustafa, që gjithashtu u shërua. /tesheshi.com/