Nën prezencën e Presidentit Trump, Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, por me lajmin e munguar të “njohjes së ndërsjelltë”, siç Prishtina synon dhe beson.
Marrëveshja është e tipit “ekonomik” dhe si shpërblim të parë për Kosovën, ka patur njohjen n ga Izraeli.
I pari që kumtoi firmosjen e marrëveshjes ishte zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.
”Donald Trump njofton se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë”, shkruan Deere.
Më tej ishte Presidenti Trump ai që tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters. /tesheshi.com/