Raportimet se mielli që futet në Kosovë është miell me krunde, ka sjellë dhe reagimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Kreu i qeverisë së Prishtinës, ka kërkuar hetim të detajuar për industrinë e grurit dhe njëkohësisht ka urdhëruar që t’i bëhen analizat miellit që futet në Kosovë në ndonjë institut të vendeve të Bashkimit Evropian. “Kryeministri Mustafa ka kërkuar nga drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që, menjëherë të themelohet një komision i pavarur me profesionistë, të cilët do të marrin mostra për analizë në mënyrë të pavarur, thuhet në një komunikatë për shtyp./tesheshi.com/