Protestuesit në Hong Kong ia kanë dalë që përmes protestave dhe vendosmërisë të arrijnë atë që kërkonin: tërheqjen e projektligjit për ekstradim.
Kështu, udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka njoftuar se kërkesat e protestuesve janë pranuar, duke kërkuar kthimin e qytetit në gjendje normale.
Projektligji i diskutueshëm lejonte ekstradimin e banoreve të Hong Kongut në Kinën, ku të ekstraduarit i priste dhunë brutale, e ndonjëherë edhe eliminim.
Protestat që nisën si organizime studentore u zgjeruan shpejt si lëvizje popullore për demokraci më të madhe në Hong Kong. /tesheshi.com/