Hong Kongu u përball me protestues të dhunshëm ku ata kapën edhe mjete të forta metali për të thyer xhamat e institucioneve me qëllim për t’i bastisur.
Policia u përlesh me ta, të cilët po shënojnë përvjetorin e dorëzimit të vendit nga Mbretëria e Bashkuar në sundimin kinez.
Protestuesit u mblodhën rreth kompleksit të Zyrave Qendrore të territorit që nga mëngjesi i hershëm, duke lëvizur përmes rrugëve të bllokuara.
Protesta të mëdha janë mbajtur javëve të fundit lidhur një projektligj të ekstradimit, i cili do të lejonte njerëzit të dërgoheshin në Kinë për gjykim.
Qeveria ka rënë dakord të pezullojë atë për një kohë të pacaktuar, por tubimet po vazhdojnë.
Protestuesit po kërkojnë një tërheqje të plotë të projektligjit për ekstradim, heqjen e fjalës “trazira” me të cilat i përshkruan protestat e më 12 qershorit, si dhe lirimin e të gjithë aktivistëve të ndaluar për dhunë policore. /tesheshi.com/