Në kuadër të ditës së Holokaustit, profesori i Filozofisë Steven T.Katz, një amerikano-hebre, mbajti një leksion në ambientet e UET-it, ku ju kushtuar sqarimit të llojit të ekzistencës që bënë bashkombasit e tij në kampet e vdekjes dekada më parë. Sipas tij, zgjidhja e tyre në ato kushte ishte vetëm një rezistencë e llojit spiritual….
Në leksionin e sotëm zgjodha të diskutoj për një pyetje që shumë prej jush mund t’ia bëjnë dhe vetes se pse hebrenjtë nuk bënë rezistencë në një mënyrë më të egër?
Në fillimet e tyre hebrenjtë ishin shumë aktivë përsa i përket rezistencës. Shenja e parë e rezistencës është emigrimi nga Gjermania. Ishin 4500 emigrantë në Gjermani dhe më pas me aneksimin e Austrisë u bënë 7100 hebrenj në 1939 .
4000 hebrenj arritën të largoheshin nga Gjermania për në Austri, një numër sinjifikativ sidomos në kohën kur pjesa më e madhe e botës po bllokonte hyrjen e hebrenjve në shtetet e tyre.
Pyetja e dytë që dua të bëj është: Si matet rezistenca? Vetëm nga suksesi apo nga përpjekjet dhe veprimet?
Natyra e rezistencës së hebrenjve ndryshon në varësi të shteteve. Ishte shumë më e veshtirë organizimi i hebrenjve në Poloni se sa në Finlandë. E kështu me rradhë.
Është dhe çështja e kohës sepse zakonisht do shumë kohë që një lëvizje e rëndësishme rezistence të dalë në pah.
Nocioni i një rezistence të organizuar ishte shumë i vështirë. Rezistenca përmban dhe aktivitete jo legale si mashtrime, vrasje dhe kjo është një gjë e vështirë për t’u vazhduar.
Nëse diçka e ngjashme ju ndodh juve, mund fare mirë të arratiseni. Jeni të rinj, të bukur, shumica studentë dhe të pamartuar. Por hebrenjtë janë ndryshe, kanë rregulla të tjera. Kishte shumë fëmijë, mbi ¼ e popullsisë ishin fëmijë. Dhe një nga rregullat strikte në traditën e hebrenjve është martesa që në moshë të re. Ata nuk mund të arratiseshin sepse çfarë lloj heronjsh do të ishin nëse linin pas gratë dhe fëmijët e tyre apo të braktisnin prindërit dhe gjyshërit.
Kishte shumë vështirësi dhe sepse para se të vepronin hebrenjtë duhet të merrnin parasysh reagimin që mund të vinte nga pala gjermane. Kjo është një situatë që ndodh shpesh nëpër geto.
Kishte shumë geto ku të rinjtë dëshironin që të bënin rezistencë, por kryetarët e getos i thonin se mund nuk mund t’i lejonin për t’u larguar, pasi të nesërmen me shumë mundësi do të shkatërrohet getoja dhe prindërit e tyre nuk do të jetojnin më. Prandaj dhe të rinjtë nuk mund të largoheshin.
Deri më 1942 gjermanët nuk kishin vrarë njeri, por i kishin ngujuar nëpër geto dhe hebrenjtë e kishin fjetur mendjen se do t’ju shërbenin gjermanëve dhe kështu do të shpëtonin. Sepse askush nuk i vret skllevërit që ju nevojiten, pasi ata kishin nevojë për forca punëtore në fabrikat e tyre. Ishte e pabesueshme kur kjo gjë ndodhi.
Askush nuk po i mbështeste hebrenjtë dhe po kalonin në shumë vështirësi. Po ashtu dhe kishat nuk po i mbështesnin.
Ju i thoni popullsisë pse nuk bëni rezistencë?
Por të gjithë po vdisnin urie. Supozohej që ushqimi do të ishte i njëjtë dhe në sasi si tek të burgosurit e tjerë në Gjermani, por kjo nuk ndodhi. Ushqimi u zhduk.
U shfaqën shumë epidemi nëpër geto dhe nuk kishte ilaçe për t’i kuruar. Të gjithë ishin ftohur sepse kur u krijuan getot gjermanët nuk lejuan që ata të kishin karburant apo dru për t’u ngrohur.
Kushtet ishin shumë të pamundura.
Pra kur flasim për rezistencë, po flasim për rezistencën e një popullsie, e cila mezi ngrihet në mëngjes, është tërësisht e sëmurë dhe jeton vazhdimisht me frikën se mund të persekutohet, të punojë deri në vdekje.
Lidershipi hebre bëri një gabim fondamental. Ata kishin studiuar historinë dhe e dinin që pronarët nuk i vrisnin skllevërit e tyre. Ata adoptuan atë strategji dhe menduan se nëse do mbesin skllevër do të mbijetonin. Po kjo çoi në disa zgjedhje të vështira ku ata deklaruan së do të hiqnin dorë nga njerëzit të cilët nuk mund të punonin, siç ishin fëmijët, të moshuarit, të sëmurët dhe ata që nuk mundeshin duke menduar se do të shpëtojnë kështu gjeneratën e re dhe të shëndetshme në mënyrë që të mos shuheshin të gjithë hebrenjtë; por ata e kishin gabim.
Megjithëse u përdor puna e hebrenjve kjo nuk ishte një nga gjërat kryesore. 4700 hebrenj erdhën nga Budapesti të uritur dhe 4000 u vranë menjëherë. Nuk kishte interes në punën e tyre edhe pse fabrikat gjermane po luteshim për krahë punëtore. Hitleri donte që hebrenjtë të zhdukeshin.
Duhet të kuptoni se çfarë do të thotë rezistencë në rastin e hebrenjve. Nëse flasim për rezistencën franceze, gjermane apo ndonjë tjetër; po flasim për një parapërgatitje fizike ushtarake kundër pushtimit.
Hebrenjtë po luftonin për diçka tjetër. Puna me ta ishte komplet ndryshe. Hitleri nuk donte vetëm t’i shkatërronte ata, por dhe t’ju tregonte se nuk ishin humanë. Donte t’i dehumanizonte, t’ju tregonte se ishin viruse apo mikrobe; se nuk ishin pjesë e familjes normale njerëzore; se rregullat normale të moralit apo detyrimeve nuk iu përkasin atyre. Kështu që sjellja që u bë nëpër geto apo kampet e vdekjes është tërësisht mizore për humanizmin.
Principi kryesor ishte fakti që hebrenjtë nuk janë njerëz. Dhe Hitleri donte të krijonte rrethanat që ta tregonin faktin që ata nuk ishin njerëz.
Në këtë rast mbizotëroi presioni. E para është degradimi moral dhe kulturor. E dyta është një kombinimi i mënyrave për t’i eleminuar ata të gjithë bashkë. Pra hebrenjtë duhet t’i rezistonin dehumanizimit dhe zhdukjes.
Si i mbijetuan dehumanizmit?
Hebrenjtë në të gjitha getot rezistuan në mënyrë spirituale. Kjo lloj rezistence mbase nuk ka kuptim për disa, por në rastin e hebrenjve është shumë e rëndësishme. Ata të thonin se je johuman, prandaj t’i këmbëngul se ke akoma shërbimet e fesë tënde. Ju akoma edukoni fëmijët, edhe pse nuk është e lejuar, sepse edukimi nuk është diçka që e bëjnë jo humanët. Ju mbani koncerte dhe profesorët japin leksione dhe të gjitha këto tregojnë se hebrenjtë janë njerëz dhe vazhdojnë të përkujdesen për njëri-tjetrin. Ata organizojnë nëpër geto bamirësi si dhe krijojnë librari të fshehta me shumë libra. Kjo është rezistenca spirituale. Hebrenjtë investuan shumë në këtë lloj sjelljeje. Ata krijuan një shkollë të fshehtë mjekësore dhe u mësonin shumë gjëra fëmijëve.
Kur thoni se hebrenjtë nuk bënë rezistencë, duhet t’i merni parasysh këto shembuj dhe t’i merrni shumë seriozisht.
Kjo rezistencë spirituale vinte dhe nga fakti që hebrenjtë nuk kishin armë dhe as ushtri. Por akoma më i jashtëzakonshëm është fakti që nëpër geto dhe shumë vende të tjera pati rezistencë fizike. Hebrenjtë u përpoqën të bënin rezistencë ushtarake kundër vrasësve të tyre.
Në 12.000 geto tek të paktën 61 kishtë një rezistencë të lartë fizike. Janë të shumta rezistencat fizike në kampet e vdekjes. Janë bërë tortura nga më të frikshmet.
Keni një popullsi të uritur, të dëmtuar dhe torturuar por akoma kërkoni nga ata që të bëjnë rezistencë. Është e jashtëzakonshme që të kesh rezistencë në kampet e vdekjes.
Ne festojmë datën 27 janar si ditën e Holokaustit sepse kjo ishte data kur ushtria ruse e liroi kampin e Ashvicit. U deshën 4 muaj që të ndodhte kjo gjë.
Pjesë nga leksioni i hapur i mbajtur në UET nga profesori dhe filozofi amerikan me origjinë hebreje, Steven T.Katz
/tesheshi.com/