Qyteti i Utrecht në Hollandë, ka hapur të hënën atë që mund të quhet pa frikë, parkingu më i madh i biçikletave në botë, me një hapësirë prej 12.500 vendesh parkimi dhe një kosto prej 40 milion eurosh.
Masa e ndërrmarrë nga autoritetet në qytetin prej 344.000 banorësh synon të parandalojë rrumujën që shkaktohet zakonisht nga parkimi i biçikletave vend e pa vend, veçanërisht jashtë stacionit kryesor të trenit.
“Parkimi, është aspekti negativ i përdorimit të suksesshëm të biçikletave në qyetin tonë. Ne jemi të lumtur që shohim se një numër i madh njerëzish përdorin biçikleta por kjo përbën një sfidë për qytetin, veçanërisht për zonën e parkimit afër stacionit të trenit”-është shprehur këshilltari i qytetit Lot van Hooijdonk
Dashuria e hollandezëve për biçkletat dihet tashmë dhe rritja e numrit të përdoruesve të tyre i kushton vendit miliona euro për mirëmbajtjen e korsive, vendet e parkimit dhe mirë funksionimin e tyre.
Një parking i këtij lloji pritet të ndërtohet së shpejti edhe në Amsterdam dhe Hagë./tesheshi.com/