Një grua në Hollandë u gjobit vetëm për mosjetesë në banesën e saj në shumën e 50,000 eurove
Këshilli i Qytetit Amstelveen gjobiti pronaren e shtëpisë për shkelje të rregullave që kërkojnë që ajo të jetojë në banesën e saj.
Ky gjykim mund të ketë një ndikim të madh te ndërtuesit e shtëpive pasi është një precedent i rëndësishëm për shqiptimin e gjobave.
Sipas politikës së qytetit, ata që blejnë një pronë të re duhet të jetojnë në shtëpi ose apartament për të paktën 18 muaj, dhe një klauzolë e tillë përfshihet në kontratat e shitjes.
Zyrtarët e qytetit thanë që qëllimi i vendimit ishte dërgimi i një sinjal të qartë tek spekullatorët e pronave që po blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira ato, megjithëse kanë treguar që do të jetojnë në to.
“Shumë të rinj në Amstelveen do të preferonin të blinin një shtëpi në vend që t’i paguanin qiranë një korporate ose pronari privat gjatë gjithë jetës së tyre. Në fund të fundit, shtëpia juaj është pensioni juaj më i mirë”, thuhet në një deklaratë nga Qyteti i Amstelveen.
Autoritetet në Amsterdam po shqyrtojnë gjithashtu rregullat e ngjashme që kërkojnë nga pronarët të jetojnë në një pronë të blerë rishtas. /tesheshi.com/