Një shqiptar dhe një lituanez u arrestuan nga policia holandeze pasi u kapën me një sasi të madhe lënde narkotike.
Mediat bëjnë të ditur se shqiptari 25 –vjeçar dhe lituanezi, 28 vjeç, u kapën në Nrth Brabant, zonë jugore e Holandës.
Kokaina u gjet në makinën e lituanezit, i cili po udhëtonte së bashku me të riun shqiptar.
Në automjet, policia gjeti 12 kilogramë kokaine. Mbi ta është ngritur akuza e trafikut të lëndëve narkotike dhe pritet të dalin para gjykatës. /tesheshi.com/