Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok ka ripërsëritur qëndrimin e tij se çelja e negociatave me Shqipërinë do të ishte një veprim i parakohshëm.
Këtë qëndrim ua përcolli edhe anëtarëve të Komisionit për Çështjet Evropiane në parlamentin e Holandës. Megjithatë, në komisionin për Evropën u tha se Holanda nuk do të përdorë veto bllokuese, nëse vendet e tjera bien dakord.
Meqenëse takimi i grupit punues ende nuk është mbyllur, mbetet me rëndësi që asnjë parti politike të mos dorëzojë mocion kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë, i cili do të votohej në parlament.
Nëse kjo ndodh atëherë skepticizmi i Holandës do të vuloset nga parlamenti.
Me datat 17- 18 tetor, Këshilli i Evropës, do të marrë vendimin lidhur me çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një pritje kjo e tej zgjatur e vënëve aspirante. /tesheshi.com/