Ndërmjetësuesi belg Peter Van Hojte vazhdon me ironizimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, kësaj radhe ai shënjestëron Gjykatën Kushtetuese.
Në cicërimën e tij të fundit në rrjetin social ‘Twitter’, Van Hojte ironizon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar Ligjin për faljen e të dënuarve, duke përfshirë edhe mundësinë e faljes së të dënuarve për parregullësi zgjedhore.
Ai shkruan se nuk e di nëse ky vendim është amnezi, apo amnesti.
/tesheshi.com/