Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba lajmërojnë një hapje të shkurtër dhe reciproke të ambasadave në Washington dhe Havana.
Hapja e ambasadave do të shoqërohet nga një valë takimesh dhe negociatash mes dy vendeve, për të ristabilizuar lidhjet diplomatike mes dy vendeve.
Gjatë mëngjesit në Washington pritet deklarata e Presidentit të SHBA, Barack Obama dhe e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry.
Hapi i fundit për rikthimin në normalitet mes dy vendeve ishte në 29 maj, me lajmërimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit për heqjen e Kubës nga lista e zezë e shteteve që cilësoheshin si sponsor të terrorizmit, pas 33 vitesh.
Me rihapjen e ambasadave, do të jetë më e lehtë rruga e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, jo vetëm diplomatike por edhe ekonomike, tregtare e turistike. /tesheshi.com/