Flamuri shtetëror i Kosovës është ngritur për herë të parë në një aktivitet sportive shumëpalësh botëror. Kosova ka marrë pjesë në Lojrat Europiane që zhvillohen në kryeqytetin e Azerbaxhanit-Baku, duke shënuar pjesëmarrjen e parë në një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar. Me këtë rast është thyer akulli i izolimit dhe nis era e hyrjes në kompeticionet botërore.