Historiani serb dr. sc, Milivoj Beslin, në emisionin “Jashtë kutisë” në televizionin N1, foli për trendin shqetësues të akuzimit të Islamit dhe muslimanëve për terrorizëm në botë.
I pyetur nëse gjurmët e islamofobisë mund të gjenden në një deklaratë të presidentit francez Emanuel Macron, kur ai kohët e fundit bëri thirrje për një luftë kundër “terrorizmit islamik”, Beslin u përgjigj:
“Kam dëgjuar me kujdes deklaratën e Macron. Ajo që më shqetësoi personalisht ishte përsëritja e vazhdueshme e një formulimi, i cili në thelb është shumë fyes dhe i padrejtë.
Kur ndodhi tragjedia e vrasjës së dhjetra të rinjve në Norvegji, me autor Breivik-un, ne u përqëndruam vetëm në emrin e tij, si njeriu pra që ndërmorri aktin terrorist që çoi në një tragjedi. Dhe ai nuk ishte aspak një terrorizëm i krishterë, por ishte i një individi që ka emrin dhe mbiemrin e tij dhe që quhet Anders Breivik. Por, kur diçka e tillë ndodh në Francë – ne nuk e dimë emrin e vrasësit, emrin e atij terroristi, askush nuk e thotë atë, por përsëritet se është terrorizëm islamik.
Tani, ju kujtohet hera e fundit që keni dëgjuar formulimin “terrorizëm i krishterë”?
E pranojmë që nuk e kami dëgjuar fare. Kjo sepse i qasemi gjithmonë individualizimi i fajit; është gjithmonë individi në fjalë, jo feja, jo kolektivi. Por, padrejtësisht, ur bëhet fjalë për fenë islame, atëherë gjithmonë bëhet fjalë për shënjimin e fesë”, tha historiani Beslin. /tesheshi.com/