Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historia tronditëse e një dashurie në Auschwitz

Njohja në ferrin nazist dhe takimi pas 70 vitesh, e gjitha në një libër

by te Sheshi
30/01/2024
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 4 mins read
A A
Historia tronditëse e një dashurie në Auschwitz

Dashuria ka fuqinë të lulëzojë edhe nën qiellin më të errët, në kushtet më të pafavorshme. Pohimi i mësipërm konfirmohet, për të njëqindën herë, përmes librit të gazetares-autore Keren Blankfeldt “Lovers in Auschwitz: A True Story”, i cili doli pak ditë më parë me rastin e 27 janarit, vendosur si Dita Botërore e Përkujtimit të Holokaustit.

Është kronika tronditëse e marrëdhënies së një çifti të ri hebre, të burgosur në ferrin e Auschwitz-it, të cilët u dashuruan thellë, përfunduan marrëdhënien e tyre duke rrezikuar jetën, u ndanë për shumë dekada dhe u takuan përsëri pas plot 72 vjetësh, duke zbuluar se ajo që i lidhte atëherë ishte shumë e fortë për ta për ta harruar, pavarësisht se ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me përvojat më të tmerrshme të jetës së tyre.

Në kampin më të madh të përqendrimit, ku u krye krimi më brutal kundër njerëzimit, dy të rinj patën guximin të lejonin flakën e dashurisë t’u ngrohte trupin dhe shpirtin, duke “shpëtuar qoftë edhe për pak çaste nga tmerri që ata jetuan, duke shprehur në këtë mënyrë rezistencën e tyre ndaj përbindëshit të nazizmit”.

Zippi Spitzer ishte 23 vjeçe kur u deportua nga Bratislava e Sllovakisë, ku lindi dhe u rrit, dhe pasi u fut në tren, pa ushqim dhe ujë, përfundoi në Auschwitz. David Wisnia u gjend në të njëjtin vend martirizimi, vetëm në moshën 15-vjeçare, i vetëm dhe pasi kishte parë prindërit, gjyshin dhe vëllain e tij të vrarë nga nazistët, në atdheun e tij, Poloni.

Në fatkeqësinë e tyre këta ishin me fat që talenti i tyre i kurseu, relativisht shpejt, punën e vështirë fizike të kampit. Ajo kishte njohuri për dizajnin grafik, kështu që iu caktua të dizajnonte uniformat e të burgosurve, ndërsa ai kishte një zë të rrallë – që në moshë të vogël ëndërronte të bëhej këngëtar lirik – dhe kështu e detyronin të këndonte mbrëmjeve për të argëtuar oficerët.

Ata u takuan për herë të parë, në fillim të vitit 1943, në të ashtuquajturën “sauna”, ku laheshin uniformat e të burgosurve. Zippi ishte tani 25 vjeçe dhe David 18. Kur sytë e tyre u takuan, ata menjëherë ndjenë një tërheqje të pabesueshme, si përshkruhet në libër.

Megjithatë, takimet e tyre të mëvonshme nuk ishin aspak të lehta. Zippit i lindi ideja e krijimit të një dhome të vogël nga grumbujt e rrobave mbi një magazinë, ku ata u ngjitën përmes një shkalle të improvizuar të bërë gjithashtu nga rrobat e konfiskuara nga të burgosurit. Atje ata ngritën folenë e tyre të dashurisë ku takoheshin për gjysmë ore, maksimumi një orë në disa ditë. Në këto fragmente dashurie, ata këndonin së bashku një këngë hungareze të titulluar “Mbrëmja e dritës së hënës”.

Çifti u detyrua të ndahej në fillim të vitit 1945, por ata i premtuan njëri-tjetrit se do të takoheshin, pas përfundimit të luftës, në Qendrën e Komunitetit Hebre në Varshavë. Zippi shkoi në datën e paracaktuar, por Davidi nuk kishte forcën mendore për t’u kthyer në Poloni, vendi ku humbi, aq herët dhe kaq dhunshëm, familjen e tij. Ai donte të ikte, të largohej, të harronte… Dhe vendimi i tij do ta lëndonte thellë Zippin.

Më në fund jeta i solli të dy në Amerikë. Ajo krijoi një familje në New York, ku u martua dhe pati fëmijë. Ndërsa ai nuk e harroi kurrë vajzën që me dashurinë e tij e mbajti gjallë në ferrin e Auschwitz-it. Prandaj e kërkoi, përmes të mbijetuarve të tjerë, dhe e gjeti në vitin 1959 duke i kërkuar që të takoheshin. Ajo refuzoi, pasi ndjente se ai e kishte braktisur, e kishte tradhtuar. Në 1963, David do të bëjë një përpjekje tjetër dhe më në fund e bind të takohen në një hotel në New York, por Zippi nuk do të gjejë guximin të shfaqet.

Megjithatë, në vitin 2016, ajo e lejoi atë ta vizitonte në shtëpinë e saj. Ata të dy ishin shumë të ndryshuar. Por pamja e 97-vjeçares dhe 90-vjeçarit mbeti e njëjtë dhe thanë shumë… “Të kam dashur”, i pëshpëriti ajo. “Edhe unë” u përgjigj ai që mësoi pas dekadash se i kishte borxh jetën, pasi ajo kishte ndryshuar pesë herë listat me emrat e të burgosurve që do të shfaroseshin. Gjatë ribashkimit të tyre emocional, ajo nuk i kërkoi atij të shpjegonte pse ai nuk shkoi kurrë në takimin e tyre në Varshavë. Ai donte vetëm t’i këndonte këngën “Mbrëmja e dritës së hënës” që ajo vetë ia kishte mësuar në folenë e dashurisë që kishin ngritur nën oxhaqet e Auschwitz-it, duke bërë kështu revolucionin e tyre.

Zippi vdiq në vitin 2018 në moshën 99-vjeçare dhe David në vitin 2021 në moshën 94-vjeçare. Megjithatë, tre vjet më parë, ai kishte ndarë kujtimet e tij të errëta të Auschwitz-it me gazetaren Keren Blankfeldt. Pasi kishte mbaruar rrëfimin e tij dhe ndërsa gazetarja qëndronte në derë, gati për t’u larguar, ai i zbuloi asaj marrëdhënien që shënoi jetën e tij në mënyrë të pashlyeshme. Ishte momenti kur u ndez shkëndija e parë për krijimin e këtij libri. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Si i ndjeri Mursi: goditja e radhës për ish-kryeministrin pakistanez

Si i ndjeri Mursi: goditja e radhës për ish-kryeministrin pakistanez

Millosheviçisti i Rusisë tërhiqet nga gara me Putinin

Millosheviçisti i Rusisë tërhiqet nga gara me Putinin

Debati që nxit turizmi: kush dhe pse e quajti Firencen një “kurvë”?

Debati që nxit turizmi: kush dhe pse e quajti Firencen një “kurvë”?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni