Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historia përmes imazheve: Ramazani mes komunitetit musliman afro-amerikan të Filadelfias

by te Sheshi
22/06/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Historia përmes imazheve: Ramazani mes komunitetit musliman afro-amerikan të Filadelfias

Imami Dawud Muhammad iu adresohet anëtarëve të Masjid al-Mu'id gjatë faljes së të premtes.

“Muslimanët e parë që mbajtën Ramazan në Amerikë ishin skllevërit që shkonin nëpër fusha për t’u falur”, shpjegon Qasim Rashad ndërsa tregon historinë në zyrën e tij të organizatës “Muslimanët e Bashkuar” në Filadelfia.

Ndërkaq, profesori Sulayman Nyang nga Universiteti i Hauardit është ekspert për Islamin në Shtetet e Bashkuara dhe thotë se 10 për qind e skllevërve afrikanë të sjellë në Amerikë ishin me prejardhje muslimane. Burime të tjera thonë se kjo përqindje shkon deri në 30.

Sot, afro-amerikanët përbëjnë një pjesë të madhe të komunitetit musliman të vendit.

Në një raport nga qendra e Kërkimeve Pew, thuhet se 40 për qind e muslimanëve të lindur në Amerikë janë afro-amerikanë. Shumë prej tyre u konvertuan në Islam gjatë viteve 1960 dhe 1970, pjesërisht nga ndikimi i “Kombit të Islamit”. Në vitet 1970, Warith Deen Mohammed drejtoi shumicën e mbështetësve të “Kombit” drejt Islamit tradicional suni.

Në komunitetin afro-amerikan të Filadelfias, Ramazani mbahet si kudo gjetkë. Familjet zgjohen herët për të konsumuar syfurin, ushqimin përpara lindjes së diellit, dhe agjërojnë për 16 orë në ditë, kohëzgjatje tipike për verëm e Amerikës së Veriut.

Shumë muslimanë vendas ofrojnë iftarë për komunitetin, sikundër organizojnë edhe ngjarje edukative dhe klasa mësimore përgjatë gjithë muajit. Iesha Prime, një figurë e mirënjohur në të gjithë komunitetin musliman në Amerikë, iu adresua qindra njerëzve të mbledhur në Filadelfia në një prej këtyre aktiviteteve duke thënë: “Mund të duket se ne jemi mposhtur dhe zbuar. Mund të duket se si komunitet, ne jemi pas. Por, në të vërtetë,  -kur Zoti ju krijoi – krijoi gjuhën dhe ngjyrën tuaj për një arsye”.

Tregjet hallall, libraritë e kulturës Islame dhe veshjet Islame janë të kudondodhura në Filadelfia, dhe duket e vështirë të shëtisësh në ndonjë lagje të qytetit dhe të mos gjesh të paktën pak prani muslimane. “Al Jazeera” sjell përmes fotografive aspekte të jetës së komunitetit musliman në Filadelfia.

Hurma përpara Iftarit. Ashtu si në shumë vende të botës, edhe muslimanët në Amerikë zakonisht e thyejnë agjërimin e ditës me hurma dhe ujë përpara se të konsumojnë vaktin e plotë me komunitetin dhe familjen .
Muslimanët e Bashkuar të Xhamisë qëndrojnë në qoshen e një rruge me dy radhë shtëpish të vjetra. Në qendrat urbane të Amerikës, xhamitë shpesh janë ndërtuar mbi struktura ekzistuese.
Dy të rinj hanë së bashku Iftarin. Eshtë e zakonshme në qytet përzierja midis mënyrave urbane dhe atyre Islame ashtu si shihet edhe në foto.

Nëna dhe tre fëmijë të saj thyejnë agjërimin në shtëpinë e tyre në Filadelfia. Disa xhami lokale ofrojnë shpesh iftarë, por në pjesën më të madhe të rasteve thyerja e agjërimit kryhet në shtëpi.
Imami Dawud Muhammad iu adresohet anëtarëve të Masjid al-Mu’id gjatë faljes së të premtes.
Imami Asim Abdur-Rashid qëndron i ulur në restorantin hallall, “Southside Zabihah”. Abdur-Rashid është figurë qendrore në komunitet.

Aliya Khabir dëgjon në një xhami në Filadelfian jugore. Ai ka lindur në komunitetin musliman dhe ka qenë pjesë e një peticioni të suksesshëm që qyteti të njohë pushimet e Bajramit në shkollat publike.
Kayzar Abdul-Kahbir prêt të nisë falja jashtë xhamisë. Ai është musliman, prej 60 vjetësh dhe bashkëthemelues i disa organizatave sociale.
Iesha Prime, një figurë e njohur në komunitetin musliman në Shtetet e Bashkuara flet për një program për të ardhmen e muslimanëve të Amerikës.

Disa burra bisedojnë jashtë xhamisë pas faljes së të premtes. Shumë prej tyre fallen së bashku në këtë xhami prej viteve 1970.
Afeni falet së bashku me trë fëmijët e saj.
17-vjeçarja Asiyah qëndron e ulur mes miqve në një iftar që shërbeu edhe si festë e diplomimit të saj në shkollën e mesme.

Muslimanët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të studentëve në shkollat e Filadelfias: media lokale e vlerëson numrin e muslimanëve në qytet të jetë rreth 200 mijë persona.
Katër motra të veshura me kombinim presin më nënën e tyre t’u vijë ushqimi në një kafeteri në Filadelfia. Xhamia e Filadelfias shtron iftar për komunitetin çdo mbrëmje gjatë Ramazanit, ndonjëherë edhe duke pasur rreth 300 persona në tryezë.
Familjarët shkrepin fotografi pas një dasme në Filadelfia, vetëm orë përpara nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Atë mbrëmje banorët e qytetit kqyrën hënën që zyrtarisht shënon nisjen e muajit të shenjtë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës
Ballkani

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!
Lindja e Mesme

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Next Post
Bavarez apo londinez? Kjo është sfida për Lewandovskin

Bavarez apo londinez? Kjo është sfida për Lewandovskin

Ja si ta përgatisni polentën, vaktin që duhet ta hani çdo ditë

Ja si ta përgatisni polentën, vaktin që duhet ta hani çdo ditë

Basha: Shqipëria nën Ramën, nën përpëlitje për bukën

Basha: Shqipëria nën Ramën, nën përpëlitje për bukën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni