Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historia e xhamive në Lituani: mbijetesa e jashtëzakonshme e muslimanëve të Balltikut

by te Sheshi
01/01/2016
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 5 mins read
A A
Historia e xhamive në Lituani: mbijetesa e jashtëzakonshme e muslimanëve të Balltikut

Mund të mos jetë ai lloj vendi ku do të prisnit të ndeshni një xhami, por muslimanët kanë jetuar mes pyjeve dhe liqeneve të Lituanisë për më shumë se 600 vjet, duke treguar se toleranca ka mbretëruar këtu në Mesjetë, madje kur konfliktet fetare ishin të tërbuara në pjesë të tjera të Europës.

Në vështrim të parë, sheshi, ndërtesat prej druri duken sikundër mijëra të tjera që shihen në fshatrat përqark Balltikut. Listela të rregulluara pastër, dritare me korniza druri, çati kallaji.

XHAMIA E RINDERT

Por në majë të çatisë, në vend të majës, mund të shihet një frëngji e vogël prej xhami, ku duket edhe një kube e llojit që mund të shihet edhe në kishat lokale. Por, më pas në majë të kubesë qëndron një gjysmëhënë e vogël.

Kjo mund të jetë xhamia me dukjen më europiane që mund të ndeshësh. Nëse duket krejtësisht familjare në panoramën veri-europiane që e rrethon, kjo është për shkak se kjo xhami ka qenë këtu, afërsisht 20 minuta larg nga kryeqyteti lituanez, Vilnius, që nga viti 1558.

Ka madje një të dhënë fshehur në emrin e fshatit,  Keturiasdesimt Totoriu. Fjala do të thotë Dyzetë Tatarët, dhe legjenda thotë se ky është numri i familjeve që u vendosën këtu më shumë se 600 vjet më parë, me ftesë të Dukës së madh të Lituanisë,  Vytautas.

DUKA I MADH

Duka i madh, me rrënjë të thella pagane, përballej me një kërcënim të vazhdueshëm nga fqinjët agresivë të krishterë nga perëndimit, luftëtarët Teutonë.

Kështu, në vitin 1398, në kthim nga një fushatë ushtarake në afërsi të Detit të Zi, Vytautas solli me vete një numër të madh tatarësh të Krimesë, muslimanë dhe një grup të vogël të hebrenjve Karaite për t’i pasur ndihmë në mbrojtje të territorit lituanez.

Sigurisht, 12 vjet më pas luftëtarët teutonë nisën luftën me Poloninë dhe Lituaninë dhe tatarët e karaitët luftuan në krah të dukës Vytautas në betejën e Grunwald-it (mes Varshavës dhe Gdanskut) në të cilën kryqtarët u mposhtën rëndë.

HARTA

Si çmim për mbështetjen e tyre, Vytautas u dha muslimanëve tokë dhe liri të plotë fetare, dhe kjo në një kohë kur si hebrenjtë sefardi dhe komuniteti më i vjetër musliman i Europës, maurët po dëboheshin nga Spanja.

“Vytautas nderohet shumë midis nesh. Ai nuk na urdhëroi të harrojmë profetin…Ne u betuam mbi shpatat tona të duam lituanezët kur fati dhe lufta na solli të jetojmë bashkë në atdheun e tyre dhe ata thanë: këto toka, këto ujëra do t’i ndajmë mes nesh”, thonë njerëzit që jetojnë tashmë në fshat.

Sot, rreth 120 njerëz që jetojnë në Keturiasdesimt Totoriu janë tatarë, e shumë prej tyre pretendojnë se janë pasardhës direkt të themeluesve nga Krimea.

FATIMA

“Sot, për shkak të dukës Vytautas ne jemi këtu, por ne e dimë se jemi tatarë të Krimesë”, thotë Fatima Stantrukova, një 75-vjeçare, ish-mësuese e letërsisë ruse.

VARRE

Varri më i vjetër i identifikueshëm në varrezën pranë xhamisë i përket një personi të quajtur “Allahberdi” që është varrosur aty në vitin 1621.

Popullsia tatare në Lituani vijoi të rritej e të përhapej në jug dhe në perëndim. Dikur kishte më dhjetëra, me gjasa qindra xhami tatare në fshatrat midis Vilniusit dhe kryeqytetit bjellorus, Minskut e qytetit polak Bialystok.

Ishin ende 25 të tilla në Lituani në prag të Luftës së Parë Botërore. Tashmë, janë vetëm tre xhami, në Keturiasdesimt Totoriu dhe në fshatrat e afërt Raiziai dhe Nemezis. Katër të tjera janë të shpërndara midis vendbanimeve të Kruszyniani dhe Bohoniki si dhe në qytetet bjelloruse Navahrudak  Iwie.

E para që u zhduk ishte gjuha tatare, me gjasa në gjysmën e parë të shekullit të 18. “Thuhet se ‘merimangat e harresës’ e shpërndanë rrjetën e tyre mbi zakonet e mbi gjuhën me kalimin e kohës”, shkruan orientalisti ruso-tatar Muhammad Murad al-Ramzi, në shekullin e 19.

“Por, pavarësisht kësaj, banorët nuk e humbën kurrë besimin në Islam, edhe pse nuk kishin njohuri akademike për besimin e tyre”.

Njohuritë e pakta islame që kishin mbetur u goditën edhe më shumë në shekullin e 20-të.

“Periudha sovjetike ishte më e keqja. Të gjithë liderët fetarë dhe njerëzit e ditur u vranë ose u dërguan në azil në qoshet më të largëta të Siberisë. Librat dhe arkivat u dogjën. Xhamitë u mbyllën dhe u shkatërruan. Komunitetet u mbyllën. Islami u ndalua”, thotë një pasardhës i krimeasve që mbërritën me dukën Vytautas, muftiu i madh i Lituanisë, Ramadan Yaqoob.

Yaqoob u rrit duke mos ditur asgjë për Islamin dhe u njoh me të vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kur studentët muslimanë nisën të mbërrijën në vend. Ai ndjeu një afrim të menjëhershëm me ta dhe ishte në gjendje që me ndihmën e tyre të ndiqte studimet në Liban dhe në Libi. “Atmosfera multikulturore në Liban ishte vendi perfekt për t’u trajnuar si drejtues i një komuniteti muslimanësh europianë”, thotë ai.

Pavarësisht ringjalljes së interesit për besimin midis të rinjve tatarë, asnjë nga xhamitë nuk hapet për pesë faljet e ditës.

Madje edhe në Keturiasdesimt Totoriu, ku një e treta e popullsisë është muslimane, xhamia hapet vetëm për raste të veçanta fetare.

Por, përveç shtatë xhamive të mbijetuara të tatarëve balltikë, është edhe një xhami tjetër, me mijëra milje larg në perëndim – në rrugën 104 Powers në Brooklyn – e cila mbart një ngjashmëri të pamohueshme.

XHAMIA BRUKLIN 
Xhamia tatare në Brooklyn

“Dikur e kisha zakon të shkoja në xhami, kryesisht me familjen time, për festa si Bajrami”, thotë Alyssa Ratkewitch, zëvendëspresident i xhamisë, e brezit të tretë të tatarëve Lipka, siç quhen shpesh tatarët e Balltikut, e që i ka ka gjetur rrënjët e familjes në qytetin bjellorus Iwie.

MUFTIU

“Një nga kujtimet e mia më të hershme kanë qenë panelet ‘e tmerrshme’ prej druri që dekoronin brendësinë  e xhamisë. Kështu që kur u bëra zëvendëspresident, planifikova ta zëvendësoja, deri sa një i moshuar më tha se panelet ishin aty për të na kujtuar xhamitë që paraardhësit kishin lënë pas në Balltik”.

Xhamia e Brooklyn-it, e cila u hap në vitin1927 dhe që besohet se është më e vjetra në New York, gjithashtu nuk hapet për faljet e përditshme. Por është e rëndësishme për identitetin e komunitetit të vogël tatar, sikundër shtatë xhamitë tatare që qëndrojnë ende në Lituani, Bjellorusi dhe Poloni.

“Ne nuk i lamë xhamitë tona të bien. Gjatë kohës sovjetike, xhamitë tona përdoreshin në mënyrë sekrete”, kujton Fatima në fshatin Keturiasdesimt Totoriu.

“Imami dhe komuniteti i viteve 1940 e mbajtën xhaminë gjallë për ne fëmijët. Xhamitë janë gjithçka na ka mbetur”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Shqipëria e nis me vajzë 2016-ën

Shqipëria e nis me vajzë 2016-ën

Si të largoni nga lëkura këto shenja (video)

Si të largoni nga lëkura këto shenja (video)

Kreu i FMN-së: faktorët që do të frenojnë ekonominë në 2016-ën

Kreu i FMN-së: faktorët që do të frenojnë ekonominë në 2016-ën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni