Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historia e sirianit Ahmad që luante piano në Yarmouk: dua vetëm të bashkohem me familjen time

by te Sheshi
21/12/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Historia e sirianit Ahmad që luante piano në Yarmouk: dua vetëm të bashkohem me familjen time

Aeham Ahmad, pianisti që u bë i famshëm për muzikën që luajti mes rrënojave në një kamp refugjatësh sirianë, ka marrë çmimin e parë ndërkombëtar, “Beethoven”. Në një intervistë më DW ai shpjegon rrugëtimin e tij nga Siria në Gjermani.

ahmad 1

Pasi studiove muzikë në universitetin  Al-Baath në Homs, si ndodhi që u gjende në kampin e refugjatëve Yarmouk në afërsi të Damaskut?

Pas nisjes së revolucionit, në vitin 2011, situata po përshkallëzohej nga dita në ditë gjithandej. Isha i detyruar të kthehesha në Yarmouk. Pastaj kampi u vendos nën rrethim. Nuk kishim as ushqim, as energji elektrike e as ujë të pijshëm. Çdo gjë ishte çmendurisht e shtrenjtë, dhe na u desh të hanim edhe barishte për të mbijetuar – ndonjëherë edhe mace. Njerëzit po vdisnin nga uria, përfshirë edhe disa miq e fqinj, ndërsa e gjithë bota vetëm shikonte pa ndërmarrë ndonjë veprim konkret.

Koha më e vështirë që kam përjetuar ishte kur duhej të shihja Ahmad, tim bir, që qante nga uria e unë nuk mund të bëja gjë për të. U ndjeva i pafuqishëm dhe se nuk kisha asgjë për të bërë apo për të humbur. Dukej se po përballeshim pashmangshëm me vdekjen, kështu që vendosa ta përballoja atë me dinjitet dhe të përpiqesha të rrisja shpresën tek banorët e kampit me anë të muzikës. Vendosa pianon në një vagon dhe e tërhoqa në rrugë, ku do të luaja këngët që kisha kompozuar i frymëzuar nga situata në kamp dhe në përgjithësi, në Siri, ku gjaku dhe vdekja janë bërë të zakonshme. Luajta në piano dhe këndova së bashku me miqtë, ndonjëherë edhe me fëmijët.

Zainab, një vajzë e ëmbël që këndonte me mua, videoja e saj është në YouTube – më pas u vra, e qëlluar në kokë. Më lëndon shumë sa herë mendoj për të.

Si ndodhi që u larguat nga Siria?

Ditëlindjen e vjetshme, në Maj, vendosa të largohesha nga kampi dhe të luaja diku pranë, kështu që ngarkova pianon në vagon dhe e tërhoqa atë derisa arrita në një pikëkalim ku një pjesëtar i ISIS në ndaloi dhe më tha: “Nuk e di që ky instrument është i ndaluar?”. Ai e dogji pianon. Në atë moment, nuk ishte vetëm pianoja në flakë, por edhe zemra ime.

Ishte atëherë që mora vendimin e madh për t’u larguar nga Siria dhe për të shkuar në Gjermani. Këtu doja të isha zëri i kampit Al-Yarmouk, të bëja diçka për Sirinë dhe të siguroja një të ardhme për djemtë e mi: Ahmadin që është tre vjeç dhe Kinan që është vetëm një vjeç.

Nëna ime arriti të gjejë shumën e nevojshme të parave – rreth 3 mijë euro – duke thënë: “Të lutem merri paratë dhe largohu nga vendi. Nuk dua që edhe ti të kesh fatin e vëllait tënd”. Vëllai im u arrestua tre vjet më parë dhe ne nuk e kemi fare idenë nëse është gjallë apo jo.

Por, ti u largove i vetëm?

Plani ishte që të udhëtoja së bashku me gruan time dhe fëmijët, por falë zotit, ata nuk u bashkuan me mua deri vonë, pasi udhëtimi ishte shumë i vështirë. Pashë edhe burra të fuqishëm të binin përdhe gjatë tij. Së pari, shkuam në Homs, në Sirinë qendrore me synimin për të vazhduar me pas drejt Turqisë, Greqisë dhe në fund në Gjermani. Por, unë u arrestova në Homs për nëntë ditë, kështu që gruaja dhe fëmijët u desh të ktheheshin pas në kamp, në Damask. Pas lirimit tim, isha krejtësisht i dërrmuar, por vendosa të vazhdoja i vetëm drejt Gjermanisë me synimin që më pas, të merrja edhe familjen time.

Çfarë ndodhi në pjesën tjetër të udhëtimit?

Të kaloje detin dhe të udhëtoje përmes Turqisë ishte vërtet e rrezikshme. Shumë herë në varkë, ishim në zgrip të vdekjes.

Por unë ia dola të arrija në Gjermani shëndoshë e mirë, dhe do të doja të falënderoja popullin dhe qeverinë gjermane, që na trajtuan si qënie njerëzore. Pasi qëndrova në shumë streha, tani jam vendosur në një qendër refugjatësh  në afërsi të Giessen, në pritje të transferimit përfundimtar. Gjermania ka bërë dhe po bën shumë për refugjatët. Por, më duhet të them gjithashtu, se procedurat janë shumë të ngadalta. Njerëzit në Siri janë nën kërcënim për çdo minutë. Unë nuk kërkoj para. Më duhet vetëm që dokumentet e mia të procedohen sa më shpejt që të mund të marr gruan dhe fëmijët. Ata përballen  me vështirësi dhe ndjehem fajtor që i kam lënë ata atje.

Tani keni marrë edhe çmimin “Beethoven”. Çfarë do të thotë për ju?

Në koncert do të këndoj dhe luaj këngë që i kam kompozuar ndërsa isha në Yarmouk. Njërën prej tyre e kam kënduar me atë vajzën e vogël që më pas vdiq. Eshtë gjithashtu, një këngë vargjet e së cilës janë shkruar nga shoku im më i ngushtë që erdhi nga Gaza dhe që gjithashtu u vra. Ia dedikoj çmimin shokut tim të shtrenjtë, Zakaria Al-Khatib, gruaja e të cilit vdiq ndërsa po lindte djalin e tyre të parë. Të gjitha këngët sjellin emocione të thella e të përziera brenda meje, kujtime të hidhura  dhe kujtime të ëmbla nga Siria.

Cilat janë dëshirat tuaja për të ardhmen?

Do doja të falënderoja Gjermaninë sërish për gjithçka ka bërë e që na kanë pritur ne refugjatët , ndërsa të tjerët na kanë refuzuar dhe vetë presidenti palestinez, Mahmoud Abbas na ka kthyer. Dhe kërkoj ndihmë për t’u ribashkuar me familjen time sa më shpejt të jetë e mundur.

Përktheu: Juli Prifti – tesheshi.com

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…
Bota & Rajoni

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
Konstatimi interesant i Milazimin Krasniqit për të huajt në Kosovë: Na ndihmojnë ata që nuk na pranojnë

Konstatimi interesant i Milazimin Krasniqit për të huajt në Kosovë: Na ndihmojnë ata që nuk na pranojnë

Dorëhiqet ministri i Brendshëm izraelit pas akuzave për ngacmim seksual

Dorëhiqet ministri i Brendshëm izraelit pas akuzave për ngacmim seksual

Andy Murray fiton “Personaliteti Sportiv” për vitin 2015

Andy Murray fiton "Personaliteti Sportiv" për vitin 2015

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni