Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historia e ngatërruar e ligjeve në Ballkan: Sheriati qeveris një pjesë të Greqisë

by te Sheshi
14/12/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Historia e ngatërruar e ligjeve në Ballkan: Sheriati qeveris një pjesë të Greqisë

Gati një shekull pas rënies së Perandorisë Osmane, muslimanët grekë u qeverisën me rregullat e asaj epoke, buruar nga Sheriati. Tashmë, për të shmangur qortimin e sikletshëm nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, kryeministri Cipras pritet ta bëjë Sheriatin jo-detyrues.

Si pjesë e një fushatë plot pasion për të zgjidhur një problem dukshëm jo-ekzistent, legjislaturat e shtetit amerikan janë dyndur, përgjatë dekadës së fundit, me të paktën 120 projektligje që kërkonin të shfuqizonin praktikën e Sheriatit, sistemit ligjor islam dhe 15 prej tyre, madje edhe janë miratuar. Me apo pa këto ligje, lidhja e Amerikës me Kushtetutën e vet dhe sistemin gjyqësor e ligjor duket mjaft e fortë.

Gjërat nuk janë kaq të qarta në anën tjetër të Atlantikut. Falë një historie të komplikuar, ekziston një territor i vogël në Bashkimin Europian ku Sheriati ka mbetur që nga periudha osmane, jo si një kod sjelljeje i miratuar me vullnet, por si një sistem nën të cilin qytetarët muslimanë iu është dashur të rregullojnë punët e tyre, sidomos sa i takon trashëgimisë.

Ky rajon është Trakia Perëndimore, pjesë e Greqisë që lidh kufirin tokësor me Turqinë. Kryeministri leftist i Greqisë pritet të paraqesë legjislacion të ri që do të ndryshojë këtë gjendje.

Situata i ka rrënjët në historinë e rajonit. Në vitin 1923, kur Greqia dhe Turqia po negocionin një shkëmbim masiv e të detyrueshëm minoritetesh, u ra dakord që dy komunitetet do të kishin të drejtën e veçantë për të qëndruar aty ku jetonin: komuniteti grek i Stambollit (gati i papërfillshëm) dhe muslimanët e Trakisë Perëndimore, një shumicë që flet turqisht.

Çdo komunitet numëronte rreth 110 mijë persona. Pas ngjarjeve të shekullit të kaluar, grekët e Stambollit u katandisën në disa mijëra, ndërsa popullsia në Traki mbeti në të njëjtin nivel. (Do të kishte qenë shumë më i lartë numri, nëse nuk do të kishte pasur emigracion të përhapur).

Traktatet u garantonin të dyja komuniteteve një shkallë të caktuar autonomie kulturore, arsimore dhe fetare, përmbajtja e saktë e së cilës në fakt është debatuar shpesh. Por rezultati neto ka qenë paradoksal. Në Turqi, republika e sapovendosur bëri që në vitin 1926 të shfuqizohej Sheriati duke u trajtuar si relike e panevojshme e teokracisë osmane. Në vend të saj, u miratua një kod ligjesh sipas stilit europian. Por ish-nënshtetasit e Perandorisë në Greqi vijuan të rregullonin çështjet e tyre familjare nga myftiu, ashtu siç kishte qenë në kohën e sulltanëve.

Pikërisht në kohë për të shmangur një vërejtje të sikletshme nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, që pritet të marrë një vendim muajin e ardhshëm, kryeministri Cipras ka premtuar ligje të reja që do e bëjnë praktikën e Sheriatit më shumë vullnetare sesa detyruese. Me fjalë të tjera, një familje e zgjeruar do të jetë ende në gjendje të organizojë punët e saj me parimet e Sheriatit, nëse e dëshiron këtë, por vetëm me miratimin e lirë të të gjitha palëve të interesuara. Në mungesë të konsensusit, ligji civil grek do të marrë përparësi.

Në bazë të kësaj lëvizjeje qëndron një sagë e gjatë ligjore e tre grave muslimane nga Greqia që i sollën punët deri këtu.

Hatijah Molla Salli, një grua nga qyteti i Trakisë, Kommotini e cila tashmë është në fund të të gjashtëdhjetave, trashëgoi nga bashkëshorti i saj pronat kur ai ndërroi jetë gati një dekadë më parë. Edhe pse musliman, ai kishte zgjedhur të anashkalonte sistemin e Sheriatit dhe të bënte një testament sekularist, duke ia lënë asaj asetet në pronësi.

Testamenti u kundërshtua menjëherë nga motrat e burrit të vdekur: ato pretenduan se sipas normave të Islamit, ai duhet të kishte lënë diçka edhe për to. Gjykatat greke më pas duhej të vendosnin nëse një musliman në Traki kishte të drejtën për të hartuar një testament sekularist. Një gjykatë e shkallës së ulët i dha të drejtë vejushës, por gjykata më e lartë e vendit vendosi ndryshe: një musliman në Trakinë greke nuk kishte vetëm të drejtën, por edhe detyrimin t’i rregullonte punët e veta sipas ligjit islam, interpretuar kur ishte e nevojshme nga një myfti. Vejusha atëherë e çoi çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Si një komb i Bashkimit Europian, kjo situatë nuk na vendos në dritën tonë më të mirë”, tha Cipras duke shpjeguar ndryshimin e afërt. Zyrtarët grekë kanë qenë në vështirësi për të theksuar se ata nuk janë duke e shfuqizuar Sheriatin, por thjesht po e bëjnë atë më shumë zgjedhje të vullnetshme.

Në shumë raportime të shtypit, është pohuar se Greqia është i vetmi vend në Europë ku praktikohet Sheriati. Në Britani, ekzistojnë me dhjetëra këshilla të Sheriatit që rregullojnë (mbi baza vullnetare, edhe pse ndonjëherë mund të ketë presion të madh social) çështjet martesore të qytetarëve muslimanë. Pjesa më e madhe e njerëzve që paraqesin kërkesa pranë këtyre këshillave janë gra që kërkojnë divorc të sanksionuar nga ana fetare. Dhe drejtuesit e mbështetur nga Kremlini të Çeçenisë, që të paktën gjeografikisht është pjesë e Rusisë europiane, tashmë kanë përforcuar shumë rregulla muslimane, dhe janë zotuar të vendosin një sistem të plotë ligjor të Sheriatit në vend.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?
Ballkani

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…
Bota & Rajoni

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Next Post
Videoja e shumëkomentuar në rrjete: ja si Putin e ka poshtëruar Asadin gjatë vizitës së fundit në Siri

Videoja e shumëkomentuar në rrjete: ja si Putin e ka poshtëruar Asadin gjatë vizitës së fundit në Siri

“Facebook po shkatërron shoqërinë”, deklarata e fortë e punonjësit në rrjetin më të madh social

“Facebook po shkatërron shoqërinë”, deklarata e fortë e punonjësit në rrjetin më të madh social

Parlament, demokrati Noka del me “t’kuqe”: Ruçi e përjashton nga seanca

Parlament, demokrati Noka del me “t’kuqe”: Ruçi e përjashton nga seanca

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni