Ramundo Arruda Sobrinho është në 77 vjeçar i pastrehë,endacak, i cili në videon më poshtë tregon historinë e tij. Ai ka ndjekur ëndrrën dhe pasionin e tij për 35 vite rresht. Ramundo ka kaluar ditët duke shkruar poema dhe poezi.
Ai ishte një person i panjohur deri në vitin 2011, e megjithatë, vijonte të shkruante dhe nuk hiqte dorë nga talenti që kishte. Në momentin që njohu të renë Shalla, gjithçka ndryshoi në jetën e poetit.
Në momentin që e takoi, Ramundo i dha Shallas një nga poemat që kishte shkruar dhe kjo i ndryshoi gjithë jetën. Shalla ishte me të vërtetë e mahnitur nga poezia që lexoi dhe vendosi të krijojë një faqe në Facebook, ku ndante pjesë nga puna krijuese e endacakut. Çfarë ndodhi më pas? Ju këshillojmë të ndiqni videon më poshtë. Është një dokumentar i shkurtër i quajtur “The Conditioned”, brenda të cilit tregohet gjithë jeta e Ramundos./tesheshi.com/