Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Histori e hijshme: kanadezi që shpenzoi 1.5 milionë dollarë për të shpëtuar 200 refugjatë sirianë

by te Sheshi
08/01/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Histori e hijshme: kanadezi që shpenzoi 1.5 milionë dollarë për të shpëtuar 200 refugjatë sirianë

Në një të shtunë të ftohtë, Jim Estill trokiti në dyert e fqinjëve të tij, duke u ofruar të largonte dëborën nga rrugicat e hyrjes dhe makinat në këmbim të parave kesh. Pas tij qëndronin një grup refugjatësh sirianë, të sapombërritur në qytetin kanadez të Guelfit, në jugperëndim të Ontarios. Estill, shefi ekzekutiv i një kompanie shumë-milionë dollarëshe pajisjesh, Danby, po vepronte si menaxher shitjeje dhe ndihmonte refugjatët në punën e tyre për të pastruar dëborën.

Ky pasazh përbën vetëm një detaj të marrëdhënieve të thella që palët rritën mes tyre që kur biznesmeni me sjellje të buta vendosi rreth një vit më parë të shpenzonte 1.5 milionë dollarë për të sjellë 200 refugjatë sirianë në Kanada.

Në verën e vitit 2015, i prekur nga titujt kryesorë në lajme nga ajo që u quajt “kriza më e madhe humanitare e ditëve të sotme”, Estill nisi të llogarisë sesa familje mund të ndihmoheshin me anë të programeve të sponsorizuara privatisht, programe që nisën 35 vjet më parë pas luftës së Vietnamit dhe që sollën në Kanada më shumë se 275 mijë refugjatë. Programet lejojnë që qytetarë privatë të mikpresin dhe të sistemojnë refugjatët përsa kohë angazhohen të mbulojnë shpenzimet e tyre për vitin e parë dhe të ndihmojnë të sapombërriturit për të krijuar një jetë të re.

59-vjeçari llogariti se do të kushtonte 30 mijë dollarë kanadezë për të mbështetur një familje prej pesë personash në Gelfi, një qytet i vogël rreth 96 kilometra në perëndim të Torontos, dhe se ai do të mund të ndihmonte rreth 50 familje.

“Nuk mendova se po bëja ndonjë gjë të madhe”, tha Estill në një intervistë për gazetën “The Guardian”. “Guelfi ka një popullsi prej 120 mijë njerëzish dhe 50 familje janë ndoshta 250 apo 300 persona. Nuk është asgjë”.

Ai organizoi një takim me disa nga organizatat fetare dhe humanitare në muajin shtator, e të gjitha nënshkruan planin e tij ambicioz.

Kjo ishte pjesa e lehtë. Ajo që pasoi, thotë Estill, ishte pjesa më e vështirë: si do të zgjidheshin njerëzit që do të silleshin në Kanada, mes milionave që ishin zhvendosur. “Praktikisht, je duka luajtur zotash”, thotë ai. “Je në pozicionin që zgjedh kush jeton dhe kush vdes, kush vjen e kush jo”.

Estill vendosi që suksesi i skemës do të matej kur refugjatët të nisnin të punonin, të paguanin taksat dhe të kishin njëfarë integrimi në shoqërinë kanadeze. Me këtë qëllim në mendje, ai favorizoi ata që kishin të afërm në zonë, sikundër edhe familje. “Pjesa që ishte e vështirë është se ne nuk mund të merrnim një nënë të vetme me tetë fëmijë, për shkak se menduam ‘jeta jote nuk do të jetë aq e mirë dhe si do të mund të arrish të sistemohesh me sukses? Kështu që kështu zgjodhëm”, tha ai. “Eshtë e tmerrshme, por çfarë mund të bënim?”

Ai përzgjodhi 58 familje, por dëshiron të vazhdojë të sjellë refugjatë në grupe prej 50 të tillash në një kohë, duke u siguruar se secila valë të sistemohet përpara se të nisin dokumentet për sjelljen e grupit tjetër.

Deri tani, 47 familje refugjatësh kanë mbërritur në Guelf, ndërsa 11 të tjera priten në muajt në vazhdim. Ndihma për të sapombërriturit – që në total do të jenë 225 persona – për të përshtatur jetët e tyre të reja është shndërruar në një sfidë për gjithë qytetin, ndërsa më shumë se 800 banorë kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar të rinjtë të përballen me vështirësitë e para. Këto përfshijnë që nga marrja me qira e një shtëpie në një qytet ku shtëpitë vakante rrotullohen në 0.6 për qind, deri tek njohja e të sapombërriturve me dimrin e ashpër e me shumë dëborë të Kanadasë.

Rezultati është një operacion në shkallë të gjerë, operuar nga vullnetarët dhe mbështetur nga një sërë donacionesh që u ofrojnë refugjatëve çdo gjë që nga puna e deri tek klasat për mësimin e anglishtes. Secila familje është pajisur me mentor që flasin arabisht dhe anglisht, të cilët ndihmojnë në detyrat që variojnë që nga marrja e autobuzit deri tek hapja e një llogarie bankare.

“Ka qenë e jashtëzakonshme”, thotë Sara Sayyed, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Muhammed Sayyed, nga Shoqëria Muslimane e Guelfit, kanë ndihmuar Estill-in të mbikqyrë sistemimin e familjeve. “Të gjithë janë përfshirë, nga qeveria rajonale tek organizatat e ndryshme. Kemi vullnetarë nga të gjitha fushat e jetës që ndihmojnë me kohën e tyre për të shërbyer edhe që dhurojnë gjëra”.

Estill, sidoqoftë, ishte shtylla kurrizore e kësaj përpjekjeje. Ai dhe gruaja e tij iu janë gjendur një fluksi të vazhdueshëm të sapombërriturish duke i strehuar në shtëpinë e tyre dhe shpesh mbrëmjeve vizitojnë shtëpitë e atyre që janë sistemuar. Mënyra e re e strehimit me qira është financuar tasgmë dhe një ndërtesë zyrash është konvertuar në apartamente banimi për të rritur numrin e shtëpive që ofron qyteti. Në “Danby”, ai ngriti një program që u ofron refugjatëve një trajtim tre-mujor për përvojë pune në mënyrë që t’i aftësojë ata të kenë intervista pune dhe të vazhdojnë klasat e anglishtes.

Në një qendër tregtare në qytet, po punohet për rinovimin e dy kateve ku do të ngrihet një dyqan, mbështetur nga Estill dhe që do të drejtohet nga një 31-vjeçar, ish-shitës makinash nga Damasku.

“Ende nuk më besohet”, thotë refugjati sirian që kërkoi të identifikohet si Jusuf në mënyrë që të mbrohet familja e tij në Siri. Pasi ai kishte shprehur interes në drejtimin e dyqanit, Estill hapi një linjë kreditimi për të dhe i tha se mund të bëhej pronar i biznesit të tij të vogël. “Ai më solli këtu në këtë vend, por nuk u mjaftua me kaq”.

Jusufi u largua nga Siria kur nisi lufta, duke përfunduar në Kajro. Ai po përpiqej të mblidhte kurajo të mjaftueshme për të kaluar ilegalisht në Europë, por gjithnjë pati frikë. Pasi dëgjoi për projektin e estill nga një kushëri në Kanada, ai plotësoi aplikimin, duke e ditur se ishte një punë e gjatë, por gjithnjë duke pasur në mendje nëse Kanadaja do të ishte destinacioni që ai nuk arriti në Europë.

U trondit kur mësoi se ishte përzgjedhur. “Menjëherë u futa në Google për emrin e tij. Dua të them, kush ishte ky person që do të paguante 1.5 milionë dollarë për të sponsorizuar të huaj që nuk i ka takuar kurrë?”

Kur mbërriti në Kanada në korrik, ai kërkoi me ngul të takonte Estill. “E falënderova për bujarinë e tij – i thashë se askush nuk kishte qenë kaq bujar me mua sa Jim Estill, përveç prindërve të mi”.

Mirënjohja e thellë ngjyros përshkrimin e Jusufit për Estill. “Ai nget një makinë të vogël, është ekstremisht modest”, thotë Jusufi, duke treguar me gisht makinën. “Nëse do isha një milioner si ai, nuk do të ngisja kurrë një makinë të tillë. Gjithë ato para që ka, dhe kënaqet vetëm me përpjekjet humanitare”.

Për Estill, shpërblimi për investimin e tij ka qenë të shihte sesi familjet sistemoheshin në jetën kanadeze. “Nuk ka gjë që të kënaq më shumë sesa të shohësh këtë”, tha ai. Më shumë se gjysma e familjeve që kanë mbërritur deri tani kanë gjetur punë dhe po paguajnë qiranë e tyre, duke përjetuar edhe kënaqësi ndërsa blejnë pajisje si p.sh televizori i parë.

Ai heq shpejt nga vetja të gjitha vlerësimet për atë që ka bërë. “Ende nuk e shoh si ndonjë gjë të madhe. Dhe jam i habitur përse njerëz të tjerë nuk dalin për ta vazhduar”, thotë ai. “Unë nuk dua të plakem dhe të them se ndenja mënjanë dhe nuk bëra asgjë. Kështu që vendosa të bëj pjesën time të vogël”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Bëhet i njohur emri i kryerësit të masakrës në klubin e natës në Stamboll, me origjinë uzbeke

Bëhet i njohur emri i kryerësit të masakrës në klubin e natës në Stamboll, me origjinë uzbeke

Gruaja inatoset, e kap keq me plakun e borës dhe ja tregon qejfin (video)

Gruaja inatoset, e kap keq me plakun e borës dhe ja tregon qejfin (video)

Për zëvendëskancelarin gjerman, shpërbërja e BE-së nuk është më e pamendueshme

Për zëvendëskancelarin gjerman, shpërbërja e BE-së nuk është më e pamendueshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni