Autoritetet në Venezuelë informuan se kanë konfiskuar sasi të madhe armësh dhe municionesh të adhura sipas tyre nga SHBA.
Ministria e Sigurisë Publike tha se sasia u bllokua në Aeroportin Ndërkombëtar “Arturo Michelena” dhe se ishte dërguar nga Majemi.
Zëvendësministri Ende Palencia shpërndau fotot e armëve dhe municioneve të sekuestruara, si provë se amerikanët po tentojnë dhe largimin e armatosur të Maduros.
“Si njësi e sigurisë, deri në fund ne do të përgjigjemi ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e kombit në Venezuelë dhe që sigurojnë mbështetje financiare për grupet terroriste”, deklaroi Palencia.
Presidenti Trump që kërkon rrëzimin e Maduros dhe kalimin e pushtetit te kreu i opozitës Guaido, tha se ndërhyrja ushtarake në Venezuelë ishte një nga opsionet. /tesheshi.com/