Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës pas shirave të dendur që goditën Japoninë perëndimore, kanë lënë të vdekur të paktën 179 persona, njoftoi të mërkurën një zëdhënës i qeverisë.
Ndërkohë thuhet se akoma dhe më shumë njerëz janë të humbur.
Kjo është konsideruar se fatkeqësia natyrore prej motit, më e rënda që nga viti 1982 në Japoni.
Kryeministri Shinzo Abe, i cili ka anuluar një turne të katër vendeve, të mërkurën ka vizituar zonat e prekura nga fatkeqësia.
Janë gjithashtu me mijra njerëz të evakuuar që kanë braktisur shtëpitë nga frika e rrëshqitjeve të tokës. Shirat zgjatën vetëm tre ditë, por ato, sipa pasojë e intensitetit të pazakontë, sollën përmbytje deri në nivel tragjedie njerëzore. /tesheshi.com/