Një blogere në Youtube po shtyn njerëzit të lënë deodorantin për ta zëvendësuar atë me lëng limoni të freskët, por duke i paralajmëruar të mos rruhen në fillim apo të dalin në diell.
Farah Dhukai, e cila njihet për metodat e çuditshme natyrale të bukurisë, duke përfshirë përdorimin e hudhrave për kurimin e puçrrave dhe kremin e pelenave për aknet, pranon se lëngu i limonit e mban atë “ekstremisht të thatë” në nxehtësi.
Ylli i Youtube nga Toronto, Kanada, e cila jeton momentalisht në Miami ka demonstruar përmes një video në Instagram si ta përdorni limonin në vend të anti-djersës. Mjafton të lani e të pastroni sqetullën tuaj e më pas të aplikoni limonin në të. Mund ta prisni në feta apo edhe vetëm gjysmën e limonit ta vendosni në sqetull. /tesheshi.com/