Në një mesazh të radhës me qëllim ndërgjegjësues, kryeministri Rama tha se kjo ishte periudha më e vështirë e qeverisjes së tij.
“Kjo është periudha më e vështirë e jetës sime politike dhe përballja me e jashtëzakonshme me vendimet më të vështira. Të qeverisësh është të rrish pa gjumë. Po të më thoshit që ik nga kjo zyrë se do ikë dhe virusi. do isha larguar me vrap”, u shpreh Rama.
Shefi i qeverisë tha se Shqipëria, siç ka rezultatet më të mira, ka dhe hapjen më të madhe se vendet e tjera.
“E kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vende të tjera. Në Itali nuk lëvizet nga një komunë në tjetrën. Shumë njerëz nuk mund të shkojnë në vendet e punës. Lexoj që më thonë e gjithë bota u hap, nuk është e vërtetë. Fola prapë me kryeministrin e Danimarkës, të njëjtat dilema për vendimmarrjen, pasi nëse lufta shkon për keq përgjegjësinë e marrim ne. Ministrja iu informoi për masat lehtësuese, për zonat e gjelbërta, për hapjet e mëtejshme, për riatdhesimet. Por ju lutem këtu nuk luhet dot me zjarrin, nuk luhet me baste”, theksoi i pari i qeverisë. /tesheshi.com/
Mesazhi i plotë:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/257371572071076/?t=0