Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale amerikane duket ta ketë marrë veten pas problemeve shëndetësore të shfaqura në publik në aktivitetet për përkujtimin e 11 shtatorit.
Hillary Clinton i ka deklaruar CNN-it se ishte shumë më mirë, e se shpresonte që në ditët e ardhshme të riniste veprimtarinë.
Ajo e ka pohuar faktin se e ka humbur ekuilibrin mëngjesin e së dielës, duke u shprehur ndërkohë se nuk ka qenë në gjendje të fikëti.
Nga raportimi i BBC-së mësohet se ajo nuk i treguar personelit të saj se është diagnostikuar me pneumoni, duke e rezervuar lajmin vetëm për familjen dhe për ndihmësit e ngushtë.
Ish-sekretarja amerikanë e Shtetit është druajtur se lajmi për sëmundjen do të shfrytëzohej nga kundërshtarët në fushatë. Ekipi i saj u detyrua ta bënte të njohur diagnozën të dielën, pasi ajo u pa t’i merreshin këmbët.
“Nuk mendova se do të bëhej diçka kaq e madhe,” i ka thënë Hillary Clinton CNN-it në orët e vona të së hënës.
Clinton është diagnostikuar të premten, duke u këshilluar në të njëjtën kohë të pushojë. Siç thotë ajo vetë, këshilla e mjekut për të pushuar për pesë ditë është shpërfillur prej saj, duke vijuar me fushatën.
Sëmundja e Hillary Clinton-it i ka dhënë drejtim krejt tjetër fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një ligjërim të ri në pritje në sfond. /tesheshi.com/