Drejtuesi i kamionit frigoriferik në të cilin u gjetën 39 trupa të pajetë emigrantësh, është akuzuar për 39 vrasje, raporton BBC.
Bëhet fjalë për Maurice Robinson, një shofer 25-vjeçar i arrestuar menjëherë pasi u gjetën trupat nga vdekja tragjike. Ai gjithashtu është i akuzuar për kontrabandë të organizuar qëniesh njerëzore, organizimin e emigracionit të paligjshëm dhe pastrimit të parave.
Hetuesit gjetën dyshime të mjaftueshme që Robinson ishte i përfshirë në trafik njerëzor, i cili, sipas të gjitha gjasave, çoi në tragjedi.
Gjysmë ore pasi Robinson parkoi kamionin në një zonë industriale, kufomat u gjetën të vdekur.
Kryeinspektori Martin Pasmore e ka lënë të hapur çështjen e kombësisë së viktimave, por gjithnjë e më shumë dyshohet se kanë qenë vietnamezë. /tesheshi.com/