Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Hetimi i SHIK-ut të Kadri Veselit, iniciativë e dështuar e opozitës kosovare

by te Sheshi
15/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Hetimi i SHIK-ut të Kadri Veselit, iniciativë e dështuar e opozitës kosovare

Nga Blendi Gashi

Kanë kaluar pesë vjet që kur në Parlamentin e Kosovës është kërkuar nga deputetët e opozitës formimi i një Komisioni hetimor rreth veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin e ka udhëhequr  kreu aktual i institucionit ligjvënës, Kadri Veseli, por një iniciativë e tillë ka dështuar qysh në fillim.

Ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, është ligjvënësi i parë që kërkoj zyrtarisht hetimin e SHIK-ut, me ç’rast në mars të vitit 2011-të paraqiti në Kuvend iniciativën e themelimit të komisionit hetimor parlamentar.

Por kjo kërkesë ka mbetur veç në letër pasi nuk u realizua asnjëherë.

Në fillim të vitit 2015, subjektet opozitare patën filluar mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve, në mënyrë që të krijohet Komisioni kuvendar për hetimin e SHIK-ut, por kjo nismë dështoi pasi ata nuk arritën t’i sigurojnë nënshkrimet e 40 deputetëve sa nevojiten për formimin e komisionit.

Opozita kosovare në vazhdimësi ka fajësuar partinë në pushtet, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për mosfunksionalizimin e këtij komisioni, pasi shumica e deputetëve të këtij subjekti nuk dhanë nënshkrimet e tyre, edhe pse ishin më e zhurmshmit në vitet e pasluftës sa i përket veprimtarisë së SHIK-ut.

Vlen të theksohet se një prej deputeteve më të zëshme në LDK, rreth veprimtarisë së SHIK-ut, Melihate Tërmkolli, papritur ndërroi mendjen dhe tërhoqi nënshkrimin e dhënë për formomin e Komisionit për të hetuar SHIK-un, pa dhënë ndonjë arsye të qartë pse bëri një gjë të tillë.

Ish-deputeti Ramadani: Politika e ka legjitimuar SHIK-un

Portali tesheshi.com ka kontaktuar me inicuesin për formimin e komisionit parlamentar për SHIK-un, Burim Ramadanin i cili pas pesë vitesh rikujton kohën kur ka ndërmarrë një veprim të tillë.

ramadani-130613_75279

Ai thotë se kur e ka nisur iniciativën, nuk e ka njohur mjaftueshëm skenën politike në vend, por si një ligjvënës i ri dhe pa të kaluar pengmbajtëse, ka menduar se është më mirë për politikën kosovare dhe vendin që të përmbyllej diskursi rreth SHIK-ut.

“Pavarësisht rezultateve që do të mund të dilnin, ky lloj debati çoroditës do të përmbyllej. Në fakt, kjo ka qenë pothuajse fjalia kryesore edhe në fjalimin tim në Kuvend atëherë. Tash pesë vjet më vonë, ky diskurs fatkeqësisht ka mbetur pothuajse i njëjtë”, ka thënë Ramadani për tesheshi.com.

Sipas tij, politika në përgjithësi e ka legjitimuar SHIK-un, ani pse e përdor në diskurs publik sipas nevojave elektorale dhe kryesisht nga ajo pjesë e politikës që ka dhënë prova të kundërta në praktikë.

Opozita s’heq dorë për hetimin e SHIK-ut

Edhe pse dështuan për pesë vite të formojnë komisionit parlamentar për të hetuar SHIK-un e Kadri Veselit, opozita kosovare nuk do të zbrapset por do të vazhdojë përpjekjen  për të mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme, edhe pse këtë legjislaturë e pranojnë se vështirë se mund të ndodh një gjë e tillë.

Parita më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje ja lë fajin edhe deputetëve të mazhorancës për moshetimin e SHIK-ut, pasi thotë se hezituan të përkrahin kërkesën e ish-deputetit Ramadani.

Smajl-Kurteshi

Ish-deputeti i PDK-së, Smajl Kurteshi, tani deputet i VV-së i cili gjendet në arrest shtëpiak, ka thënë se opozita asnjëherë nuk ka hequr dorë për krijimin e komisionit në fjalë, por kjo nuk po ndodh pasi nuk ka përkrahje edhe nga disa deputetë të pozitës.

“Opozita ka arritur t’i bëj 39 nënshkrime por asnjëherë nuk ka arritur t’i bëj 40. LDK-ja e cila kërkonte me shumë zhurmë hetimin e SHIK-ut tani ka hequr dorë dhe një gjë e tillë është e pamundur. Por, ne jemi për t’i hetuar të gjithë ata individë dhe organizata të cilat kanë vepruar në të kaluarën dhe dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën e tyre”, ka thënë Kurteshi, për portalin tesheshi.com.

Salihaj: Hetimin e SHIK-ut do të duhej ta bënte prokuroria

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, i cili drejpërsëdrejti bën përgjegjës SHIK-un për vrasjet e pasluftës, mendon se gjatë këtij mandati nuk ka kushte për formimin e një komisioni hetimor për SHIK-un, sepse asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e partive politike, derisa shpreson që një gjë e tillë të ndodh në një mandat tjetër.

salihaj

Salihaj, në një prononcim për tesheshi.com thotë se edhe nëse opozita do t’i mblidhte 40 nënshkrime, vështirë që do të arrihej ndonjë rezultat, kur dihet se deputetët e PDK-së dhe shumica e deputetëve të LDK-së ishin kundër, dhe nuk do të mund të nxirrej një raport real e as që nuk do t’i merrte votat në Kuvend.

“Si do që të jetë, ky komision nuk u formua dhe nuk u bë asnjë përpjekje për hetimin e SHIK-ut, e cila, siç dihet, ishte një organizatë kriminale jashtligjore. Por, zgjidhja është që hetimin do të duhej ta bënte prokuroria, aty do të kishte shanse që të zhvishet kjo organizatë kriminale. Siç e dini, as kjo tash për tash nuk do të ndodh”, ka thënë Salihaj për tesheshi.com.

Ndryshe, SHIK-u, i njohur si organizatë e afërt sidomos me Partinë Demokratike të Kosovës, shpalli përfundimin e aktiviteteve të veta më 14 qershor të vitit 2008 nga shefi i këtij shërbimi, Kadri Veseli.

Shuarja zyrtare e SHIK-ut u cilësua edhe nga ndërkombëtarët si një kusht i domosdoshëm për t’i lëshuar vendin strukturës së re të inteligjencës së Kosovës, të quajtur Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Deputeti Kokëdhima ndihet “i tradhëtuar” nga kolegët e grupit socialist

Deputeti Kokëdhima ndihet “i tradhëtuar” nga kolegët e grupit socialist

Policia e Tiranës vihet në kërkim të një hajduti pulash

Policia e Tiranës vihet në kërkim të një hajduti pulash

Me çfarë i provojnë gjërat fluturat?

Me çfarë i provojnë gjërat fluturat?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni