Deklaratat publike janë një gjë, por bashkërendimi në institucione është një gjë tjetër. Konferenca e kryetarëve nuk ka përfshirë në rendin e ditës projektligjin e PD-së për hetimin ndërkombëtar të CEZ, pavarësisht se edhe LSI ka qenë dakord në artikulimet e saj publike.
Në seancën e ditës së sotme nuk do të ketë votim të projektligjit në fjalë, pasi kërkesa e opozitës është rrëzuar në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve. /tesheshi.com/