Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Heronjtë e harruar”: nisma dokumenton muslimanët që luftuan në krah të aleatëve në vijat e frontit

by te Sheshi
13/11/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Heronjtë e harruar”: nisma dokumenton muslimanët që luftuan në krah të aleatëve në vijat e frontit

Era e acartë të pret lëkurën në kodrina, ndërsa turma mblidhet në një pjerrëtirë që ngrihet mbi Notre Dame de Lorette, varrezat kombëtare të Francës. Strehuar midis atyre që mbeten nga 440 miljet e trasheve të frontit perëndimor, të pranishmit dridhen nga tronditja dhe habia më shumë sesa nga i ftohti duke dëgjuar për jetën e burrave që duruan tmerret e luftës së parë Botërore.

Më shumë se 1.5 milionë bomba të artilerisë ranë në këtë pjesë të Francës veriore në afërsi të qytetit Arras, duke bërë që ushtarët ta kodonin këtë tokë fermerësh ku ata luftonin si “ferri i veriut”, ose edhe më rëndë si “varrezat”. Janë përvojat e disa prej ushtarëve muslimanë, sidoqoftë, që kapin imagjinatën e turmës, duke nxjerrë prej saj edhe vështrime habitore ndaj historisë që nuk është treguar asnjëherë plotësisht.

Pasi udhëtuan me mijëra milje nga klima shumë më të buta, këta ushtarë shkuan në front me imamët e tyre, detyra e të cilëve përfshinte drejtimin e faljes së grupit, recitimin e thirrjes për falje në veshët e atyre që po vdisnin. Urdhëra specialë ishin lëshuar se kur dhe ku të kryhej falja. “Nëse lufta është intensive dhe muslimanët nuk kanë një moment paqeje për të përmbushur faljet e tyre, ata mund të lëvizin vetëm kokën dhe kraharorin”, thuhej në një deklaratë nga komanda e lartë franceze. “Në rastin kur ka moment qetësie, ata mund ta përmbushin faljen së bashku”.

Ushqimi i ngrohtë hallall shërbehej në front, përgatitur nga kuzhinierët që i kishin shoqëruar burrat. Kur furnizimet mjekësore mbaronin, disa nga këta ushtarë përdornin mjekime bimore tradicionale nga vendet e tyre për të ndihmuar në trajtimin e bashkëluftarëve të tyre të plagosur, cilido të ishte besimi i tyre. Të tjerë u mësonin këngët popullore tradicionale atyre që shërbenin në krah në front, cilado të ishte gjuha e secilit, mes masakrave të luftës.

Provat e sakrificës së tyre janë ekspozuar në një qoshe të Notre Dame de Lorette, ku ndodhen varret e 40 mijë ushtarëve francezë që ranë në frontin perëndimor. Gurët e varreve të muslimanëve dallohen lehtë jo vetëm për shkak të shkrimeve Islame, por sepse ato janë të drejtuara drejt Mekës. Ato janë dizenjuar nga piktori francez, Etienne Dinet, i cili u konvertua në Islam në vitin 1908.

Turma, kryesisht me muslimanë britanikë, që ndodheshin në Notre Dame de Lorette e përfundoi vizitën me një lutje pranë varreve të ushtarëve afrikano-veriorë që ndanin të njëjtin besim me ta. Vizita e tyre është pjesë e një projekti të ri nga një organizatë që quhet “Heronjtë e Harruar’, që për herë të parë dokumenton kontributin e të gjithë muslimanëve që luftuan dhe punuan me aleatët gjatë luftës së parë Botërore.

Kërkuesit shpenzuan gjashtë vjetët e fundit duke shqyrtuar arkivat ushtarake, diplomatike dhe private, përfshirë ditarë dhe letra, në 19 vende dhe duke aksesuar më shumë se 850 mijë dokumente në anglisht, frëngjisht, farsi, urdu, rusisht, gjermanisht dhe arabisht sikundër edhe me qindra fotografi. Ata vlerësojnë se 2.5 milionë muslimanë kontribuan për aleatët, si ushtarë ose punëtorë, hera e parë kjo që arrihet në një shifër.

Fondacioni është themeluar nga belgu Luc Ferrier, 53-vjeçar, pasi ai rastisi në ditarët e stërgjyshit të tij nga lufta e parë Botërore në pullazin e shtëpisë. Në to, ai shkruan gjerësisht për “muhamedanët” që takoi në vijat e frontit. I tërhequr nga historitë e vjetra, Ferrier nisi të lexojë librat e historisë për të mësuar më shumë, por gjeti shumë pak të dhëna.

Ai nisi kërkimet e veta, së pari përmes regjistrimeve belge dhe atyre franceze të luftës dhe kuptoi se kishte një histori shumë më të madhe për të treguar. Në fakt ai u përfshi kaq shumë nga historia saqë la punën në industrinë aeronautike për të nisur fondacionin në vitin 2012 dhe ia kushtoi jetën dokumentimit të rolit të të gjithë muslimanëve të përfshirë në luftë.

“Muslimanët portretizohen si armiku brenda nesh, por ne mund të tregojmë se ata sakrifikuan jetën për një Europë të lirë”, thotë ai.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik
Kryesore

Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

22/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin
Kryesore

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025
“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë
Kronikë

“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë

21/05/2025
Next Post
Italia në zi: katër herë kampionët e botës mbesin jashtë Botërorit

Italia në zi: katër herë kampionët e botës mbesin jashtë Botërorit

Erdogan e Putin takohen në Soçi: lamtumirë krizë! Rikonfimohet stina e re “100 miliard”

Erdogan e Putin takohen në Soçi: lamtumirë krizë! Rikonfimohet stina e re “100 miliard”

“Mr. Bean” bëhet për herë të tretë baba në moshën 62- vjeçare

"Mr. Bean" bëhet për herë të tretë baba në moshën 62- vjeçare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

22/05/2025
Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

22/05/2025
A do e bëjë Saudia & Co atë që parathotë Rubio?

A do e bëjë Saudia & Co atë që parathotë Rubio?

22/05/2025
Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

22/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni