Për herë të parë, janë publikuar pamje nga ambientet e brendshme në ndërtim të spitalit “Memorial” të Fierit, i cili po ndërtohet nga turqit.
I sulmuar politikisht në një mënyrë tipike të mbrapshtë shqiptare, duke u krahasuar me pulari apo stallë, nga brenda nuk ka asnjë shenjë shpeze apo bagëtie.
Janë qartësisht pavione spitali, të atyre më standarte moderne, pavarësisht ankesave arkitekturale – pse me një kat e jo dy apo tre kate.
Ky spital, i kostos rreth 70 milion euro, dhuratë i gjithi nga qeveria turke, po ndërtohet në kohën rekord të tre muajve.
Pos shërbimit, do shërbejë dhe si një model pikënisës për reformimin e shërbimit shendëtësor shqiptar sipas modelit turk. /tesheshi.com/