Restoranti Kaffekievari në Helsinki krijoi një pjatë të veçantë për takimin e afërt të presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Helsingin Uutiset raporton se pjatë quhet Trumputin dhe është konceptuar si një përzierje e lindjes dhe perëndimit, e ëmbël dhe e kripur.
Trumputin ka përbërës kulinarë si nga kuzhina rusë ashtu dhe nga ajo amerikane.
Të zotët e restorantit thanë se krijimi i kësaj pjate nuk ka ndonjë konotacion politik dhe se ajo do të mbetet në menu edhe pas takimit të presidentëve, nëse e klientët do e pëlqejnë.
Samiti në kryeqytetin finlandez më 16 korrik do të jetë takimi i parë mes Putin dhe Trump jashtë kuadrit të forumeve ndërkombëtare shumëpalëshe. /tesheshi.com/