Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Helmetat e Bardha, heronjtë e Sirisë: si u themeluan, nga kush përbëhen, dhe motoja e tyre kur’anore

by te Sheshi
30/08/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 3 mins read
A A
Helmetat e Bardha, heronjtë e Sirisë: si u themeluan, nga kush përbëhen, dhe motoja e tyre kur’anore

Helmetat e Bardha janë një grup prej 3,000 vullnetarësh nga e gjithë Siria, misioni i të cilëve është që “të shpëtojnë sa më shumë jetë brenda një kohe sa më të shkurtër, dhe njëherësh të minimizojnë dëmtimet e mëtejshme të njerëzve dhe të pronës”. Lëvizja ka lindur në vitin 2013 në distriktin Hanano të Halepit, qyteti i dytë më i madh në Siri.

Nga fundi i 2012, Esedi tërhoqi forcat e tij nga një zonë e madhe e Sirisë veriore dhe jugore, zona këto që kanë prezencë të konsiderueshme të kundërshtarëve të regjimit, të quajtur ndryshe si rebelë.

Duke vepruar kështu, këto zona u bënë shënjestër, fillimisht i forcave ajrore të Sirisë, e më vonë edhe të Rusisë.

Avionët luftarakë, duke fluturuar lirshëm, nisën të hedhin bomba -fuçi, bomba me napalm e me fosfor të bardhë, etj.

Dhe duke parë se ç’po bëhej përreth tyre, një grup  njerëzish iu përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar si vullnetarë në ndihmë të popullatës e cila po e pësonte nga bombardimet.

U themeluan shumë shpejt dy qendra të tyre, një në Al-Bab, një qytet në provincën e e Halepit, dhe një Douma, qytetin e rrethuar që gjendet në veri-lindje të Damaskut.

Trajnimi i parë formal i ekipit filloi në mars të vitit 2013 në Turqi. Ky veprim pastaj ndihmoi në rritjen e organizatës si në madhësi ashtu edhe në profesionalizëm.

Sot, ata kanë afro 120 qendra që veprojnë në të gjitha zonat të cilat përballen me bombardimet e shkaktuar nga forcat e Esedit. Në këtë forcë bëjnë pjesë inxhinierë, farmacistë, bujq, pronarë dyqanesh, policë, mësues dhe shoferë taksie, të cilët janë zotuar të ndihmojnë të gjithë njerëzit në nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare apo politike të tyre. Para disa muajsh madje ata filluan të rekrutojnë edhe femra.

Ammar Aosalmo, anëtar i lartë i degës së grupit në Halep, citon moton e Helmetave të Bardha, të marrë nga libri i shenjtë, Kur’ani se: “Të shpëtosh një jetë është si të shpëtosh gjithë njerëzimi”.

Raed Al Saleh, kreu i grupit, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shpallur këtë territor si “zonë ndalim-fluturimi”, për të lehtësuar përpjekjet e të tyre në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Wendy Chamberlin, presidente e Institutit të Lindjes së Mesme, është një nga personat që ka propozuar që Helmetat e Bardha të marrin për Nobel-in e Paqes, duke e dhënë këtë arsyetim:

“Si qytetare amerikane e cila beson se detyrë fundamentale e qeverisë është mbrojtja e qytetarëve të saj. Jam e tmerruar nga veprimet e regjimit sirian, i cili qëllimisht shënjestron spitalet humanitare dhe hedh bomba kimike dhe bomba-fuçi mbi qytetarët e vet”, thotë ajo.

“Megjithatë, përballë një tmerri të tillë, reagimi i guximshëm dhe i mëshirshëm i grupit të vullnetarëve të Sirisë është tejet frymëzues”, thotë ajo.

“Helmetat e Bardha janë organizatë neutrale, vullnetare, me civilë sirianë të cilët veprojnë si përgjigje e parë, në vendin në të cilin shërbimet publike nuk funksionojnë më. Pa pagesë dhe të paarmatosur, ata nxitojnë në zonat e bombarduara për të shpëtuar bashkëkombasit e tyre, pavarësisht fesë apo përkatësisë së tyre politike. Helmetat e Bardha ofrojnë kujdes mjekësor, strehim emergjent dhe informacione të sigurisë për gati shtatë milion njerëz. Ata janë organizata më e madhe e shoqërisë civile që vepron në zonat jashtë kontrollit të qeverisë siriane dhe veprimet e tyre ofrojnë shpresë për miliona sirianë. Përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë në vendin më të rrezikshëm në tokë është frymëzuese, dhe meriton një respekt të thellë”, përfundon komentin e saj amerikanja Wendy Chamberlin, presidente e Institutit të Lindjes së Mesme.

Vlerësohet se Helmetat e Bardha kanë shpëtuar rreth 60,000 jetë deri më tani. Ata po ashtu kanë asistuar edhe në tërheqjen e trupave të të vdekurve.

Zonat në të cilat punojnë ata janë ndër më të rrezikshmet dhe me nevojat më të mëdha për ndihmë mjekësore në botë.

Tashmë, është dokumentuar se pilotët e forcave pro-Esedit përdorin taktikën e sulmeve të dyfishta, duke hedhur fillimisht bombën e parë, pastaj të dytën me të cilën shënjestrojnë ata persona të cilët kanë dalë në ndihmë të të plagosurve, me qëllim tvrasjen e tyre, duke qenë se janë në vijën e parë e ndihmës. Për pasojë, 134 pjesëtarë të Helmetave të Bardha janë vrarë në detyrë.

Helmetat e Bardha janë një përkujtues shumë i fakit, se situatat më të vështira mund të nxjerrin në pah njerëz më të mirë të mundshëm. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Dieta vegane nuk është më e mira e mundshme për ambientin tonë

Dieta vegane nuk është më e mira e mundshme për ambientin tonë

The Guardian: OKB-ja i paguan dhjetëra miliona regjimit të Esadit nëpërmjet programit të ndihmës për Sirinë

The Guardian: OKB-ja i paguan dhjetëra miliona regjimit të Esadit nëpërmjet programit të ndihmës për Sirinë

Mes tensioneve, Erdoğan dhe Obama do të takohen të dielën në Kinë

Mes tensioneve, Erdoğan dhe Obama do të takohen të dielën në Kinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni