Kompania holandeze e hekurudhave – NS tha se do të ngrinte një komision për të hetuar mundësinë e pagimit të dëmeve individuale për rolin e hekurudhës holandeze në deportimet masive të hebrenjve gjatë okupimit gjerman të Holandës në Luftën e Dytë Botërore.
Kompania tha në një deklaratë se përfshirja e saj në deportim ishte “faqja e zezë e historisë së Holandës dhe kompanisë”.
Më shumë se 100,000 hebrenj holandezë, 70% e bashkësisë hebraike në atë vend, nuk mbijetuan në luftë.
Pjesa më e madhe e saj u dëbua nga Holanda dhe u likuidua në kampet e përqendrimit.
Numri më i madh i hebrenjve holandezë u transportuan me tren nga qytetet në kampet e tranzitit në atë vend, përpara se të dërgoheshin në kampet e vdekjes. /tesheshi.com/