Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Hebreu i Putinit që kërkoi “fshirjen e Britanisë nga faqja e dheut”

Kush është “Princi televiziv i errësirës” i Kremlinit?

by te Sheshi
07/05/2022
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Hebreu i Putinit që kërkoi “fshirjen e Britanisë nga faqja e dheut”

Vladimir Rudolfovich Solovyov konsiderohet ndryshe në Perëndim si “princi televiziv i errësirës”. Një gazetar, në fakt një komisar politik i Putinit, që ka një emision në televizionin shtetëror rus Rusi-1, “Nata e së dielës me Vladimir Solovyov”.

Ai është i njohur për ekspertët që merren me Rusinë dhe ditët e fundit ka ngjallur një interes të madh në Perëndim, sepse i bëri thirrje publikisht Vladimir Putinit që të “fshijë Britaninë e Madhe nga faqja e dheut me raketa bërthamore”.

Pak para deklaratës së tij nxitëse, u njoftua se shërbimi sekret rus FSB pengoi tentativën e supozuar për të vrarë Solovyov. Putin pretendon se FSB-ja ndaloi aktivitetet e grupit terrorist dhe se komploti ishte orkestruar nga “zyrtarë të lartë diplomatikë në Evropë dhe SHBA”.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kushtuar një tekst të veçantë në serialin “Fytyrat e Propagandës së Kremlinit”, ku në fjalinë e parë e interpretojnë si “dikur kritik i Kremlinit, tani në bashkëpunim me politikat e presidentit rus”.

Ai lindi në Moskë në vitin 1963 në një familje hebreje. Babai Rudolf Naumovivc e zëvendësoi mbiemrin Vinickovski me Solovyov të nënës së tij në vitin 1962. Nëna e tij ishte Inna Solomonovna. Ata u ndanë kur ai ishte katër vjeç, por mbetën, sipas burimeve ruse, në marrëdhënie të mira.

Në klasën e dytë, Vladimiri u transferua në një shkollë speciale, elitare nr. 27, ku një pjesë e lëndës interpretohej në anglisht dhe ku shkolloheshin fëmijët e drejtuesve të Partisë Komuniste. Ai do të studiojë fizikë dhe do të takohet me Vladislav Surkov, nënkryetarin e parë të administratës presidenciale nga viti 1999 deri në 2011, i cili konsiderohet si një ideolog i ‘Putinizmit’ (ai i tha Financial Times se “liria e tepërt është vdekjeprurëse për shtetin”).

Solovyov do të shkojë në Shtetet e Bashkuara në 1990, ku dha mësim në Universitetin e Alabamas për dy vjet ku dhe filloi një biznes. në 1998 ai shiti gjithçka dhe investoi në Gazprom. Një vit më vonë, ai filloi karrierën e tij gazetareske, fillimisht në radio. Kur kaloi në televizion, ai ftoi politikanë opozitarë dhe kritikë të regjimit, si gazetarja Anna Politkovskaya.

Sidoqoftë, Solovyov e kuptoi se ishte më mirë të ishte më afër qeverisë, kështu që në vitin 2005 ai do të jetë ndër organizatorët e lëvizjes Nashi, një model i militarizimit të rinisë ruse. Pas tij qëndronte Surkov, një ish koleg student. Kështu Solovyov u bë një propagandist nga një gazetar. Departamenti i Shtetit deklaron se në vitin 2013, ai e përshkroi Krimenë si “ligjërisht ukrainase” dhe se vitin e ardhshëm, pas aneksimit, pretendoi se “Krimeja dhe Sevastopoli janë përsëri pjesë e Rusisë”. EUvsDisinfo, një projekt i BE-së i krijuar për të monitoruar dhe për t’iu përgjigjur fushatave ruse të dezinformimit, citon rreth 200 shembuj të keqinformimit në programet e Solovyev-it që nga viti 2015.

Që nga ai vit, ai ka marrë të drejtën ekskluzive për intervista me presidentin rus.

Gjatë agresionit rus, bien në sy tezat e tij të rreme se ukrainasit vrasin civilë për të akuzuar Rusinë, britanikët janë përgjegjës për vrasjen e civilëve në qytetin e Bucha-s, Shtetet e Bashkuara po përpiqen të shkatërrojnë Rusinë dhe të marrin armët e saj.

Nga marsi 2019 deri në shkurt 2020, ai ishte mbajtësi i rekordeve në Librin Guinness për programin më të gjatë televiziv të javës, 25 orë, 53 minuta dhe 57 sekonda. Kur e humbi atë titull, ai mori një të ri: në vitin 2021, popullsia ruse e shpalli atë “gazetarin më të njohur”. Në shtetet baltike ka nisur teza se agresioni kundër Ukrainës nuk është vetëm lufta e Putinit, por edhe lufta e popullit rus, i cili në shumicë mbështet “operacionin ushtarak special”.

Korrespondentët perëndimorë nga Rusia raportojnë se për funeralet e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë nuk fajësohet Kremlini por Shtetet e Bashkuara.

Teza nga Balltiku gjithashtu i ka rrënjët në Perëndim, ku agresioni përkufizohet gjithnjë e më shumë në artikujt rusë si lufta ruse dhe lufta e popullit rus. Në indoktrinimin e të cilit roli i Solovyov është i madh. Kjo është arsyeja pse ai u gjend nën sanksionet e BE-së, të cilat nuk do ta shqetësonin nëse nuk do t’i konfiskohej vila në liqenin e Komos në Itali. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Rivarrimi, e veja e Zukorliçit: Presim të vërtetën!

Rivarrimi, e veja e Zukorliçit: Presim të vërtetën!

Si do të ndikojë embargoja ndaj naftës ruse në Evropë?

Si do të ndikojë embargoja ndaj naftës ruse në Evropë?

Pushtimi tjetër izraelit, edhe më “i egër”

Pushtimi tjetër izraelit, edhe më “i egër”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni