Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Hebreu i liruar nga Gaza: Nuk më dhunuan asnjëherë, frikë se mos vdisja nga bombat izraelite

Pengjet dhe rojet hanin bukë në një tavolinë, dallimet politike nuk i penguan të tregoheshin njerëz me njeri-tjetrin

by te Sheshi
29/06/2024
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Hebreu i liruar nga Gaza: Nuk më dhunuan asnjëherë, frikë se mos vdisja nga bombat izraelite

Luis Har, ish peng argjentinas-izraelit në Gaza, para intervistës, në selinë e Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, në Tel Aviv, këtë të mërkurë. AVISHAG SHAAR-YASHUV

Nga Antonio Pita, El Pais

Tel Aviv – Deri më 6 tetor 2023, Luis Har, 71 vjeç, ishte një qytetar i panjohur në publik. Ai e kalonte kohën midis dy kibucëve (fermave) pranë Gazës: Urim, ku u vendos pas emigrimit nga Argjentina në vitin 1971, dhe Nir Itsjak, ku jetonte partnerja e tij Klara Marman.

Atë ditë të dy po shijonin festën kombëtare në shoqërinë e dy vëllezërve të Klarës. Njëra nga mbesat e saj vendosi ta kalonte aty natën. Në agim, një grup militantësh hyjnë në shtëpi, i fusin me dhunë në një automjet dhe i çojnë në Gaza. Familja përbëhej nga pesë anëtarë (të gjithë me shtetësi të dyfishtë argjentinase dhe izraelite) nga më shumë se 250 pengjet që u morën nga milicët e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Rrëmbyesit i kaluan për tre orë përmes një tuneli të errët (një nga kujtimet më të forta për Har-in). Më pas i mbajtën së bashku në një apartament. Më 28 nëntor 2023, tre gra u liruan të parat në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe të një armëpushim njëjavor, i vetmi armëpushim në tetë muaj luftë.

Në atë kohë, Luis dhe vëllai i tij Fernando menduan se do të ishin të liruarit e radhës. Aq sa të pestë u përshëndetën me frazën: “Shihemi pas dy-tre ditësh”- u tha Klara Marman pas lirimit. Por kjo nuk ndodhi. Më 1 dhjetor, armëpushimi përfundoi, pa ndonjë marrëveshje për zgjatjen e tij.

“Kur filluam të dëgjonim bombat izraelite në orën 7:00 të mëngjesit, unë dhe Fernando pamë njëri-tjetrin dhe thamë: ”Nuk do të largohemi dot nga këtu!”. E kuptuam që marrëveshja kishte përfunduar dhe ishim paksa të dëshpëruar. Në fund të asaj dite thamë: ”Një ditë burg më pak”.

“E dinim që ishte një ditë më pak. Por nga ana tjetër nuk e dinim se sa ditë të tjera do të rrinim aty. Por ajo qasje na dha shpresë”- rrëfen Lius-i. Ata do të mbaheshin atje edhe për 76 ditë të tjera. Ajo që i trembte më shumë ishte dëgjimi i zhurmës së avionëve luftarakë izraelitë.

“Nuk e dinim se ku do të shkonin apo ku do të bombardonin. Ndonjëherë dëgjonim zhurmën e bombave që binin aty pranë. Nuk e di nëse sipër nesh apo pranë nesh. Xhamat e apartamentit u thyen disa herë. Binin 60-70 metra afër dhe i ndienim. Gjithçka dridhej si të binte tërmet. Dyshemeja lëvizte sa andej-këtej. Fillimisht ndjenim dridhjen dhe më pas shpërthimin. Ishte shumë e tmerrshme”-kujton ai

Kur kishte mundësi Har-i gatuante për të gjithë, përfshirë edhe robëruesit e tij. Me një sens humori të paprekur, ai kujton se si ditën e parë militantë e Hamasit iu afruan gruas më të madhe në moshë (Klarës, 61 vjeçe) me një kovë me patate dhe i thanë të gatuante.

Ajo iu përgjigj: “Nëse duan të hanë, le të gatuajë më mirë Luisi”. Në atë kohë “kishte ende gjithçka” të nevojshme për të gatuar gjellë të ndryshme. Por shumë shpejti, për shkak të pengesave që vendosi Izraeli në hyrjen e ndihmave humanitare – që i ka lënë zonat e Gazës në prag të urisë – kishte ditë kur ata mezi blinin bukë pite për t’i ndarë me njëri-tjetrin.

Kur dy burrat mbetën vetëm, ata fantazonin – gjysmë me shaka e gjysmë seriozisht – se një komando e forcave speciale izraelite do të shfaqej dhe do t’i shpëtonte. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi më 12 shkurt të këtij vit,  në mesin e bombardimeve të forta izraelite që shkaktuan dhjetëra të vdekur.

Gjatë robërisë së tij, Luis Har – vetëm një nga vetëm shtatë pengjet e shpëtuara nga ushtria izraelite në tetë muaj – nuk e ndjeu se rrëmbyesit e tij e urrenin. “Ata na pranuan ashtu siç jemi. Nuk kishin asnjë synim për të na vrarë, por ishte një situatë e çuditshme për ata dhe për ne”- rrëfen ai.

Edhe pse nuk ua thanë kurrë, Hari mendonte se militantët do të ishin të lumtur sikur t’i kishin dorëzuar pengjet “që ditën e dytë”. Por koha kaloi, pa ndonjë marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, dhe rrëmbyesit dhe pengjet arritën një lloj pakti të nënkuptuar të bazuar tek mirëbesimi i ndërsjelltë.

“Unë jam sot këtu, pasi ata mendonin se nuk duhej të kishin frikë nga ne. Kishte njëfarë besimi që ne ishim në të njëjtën barkë së bashku. Sepse as ata nuk i shihnin familjet e tyre. Asnjëri. Ishin gjatë gjithë kohës me ne. Ne u përpoqëm t’i bindim që të kishin besim tek ne. Që nuk do të arratiseshim dhe as t’i sfidonim ata”- shprehet Luis.

Rrëmbyesit nuk i dhunuan asnjëherë. Ndonjëherë hanin të gjithë së bashku. Shmangën bisedat për politikën. Hari guxoi një herë por gjërat shkuan shumë mirë. “I zoti i shtëpisë na tha: ”Ç’bëni këtu? Ju jeni argjentinas. Shkoni të jetoni në Argjentinë. Kjo është Palestina. Dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta bindur atë për të kundërtën. U përpoqa të flisja pak, por pashë që nuk kishte asnjë kuptim”-rrëfen më tej 71-vjeçari.

Luis bën dallimin midis “pronarit të shtëpisë” ku ata u rrëmbyen – me të cilin arriti të krijonte “një lloj besimi” – dhe militantët që ishin “më agresivë” dhe gjithnjë të armatosur. Me të parin shkëmbyen mendime për aq sa mundën. “Duart, këmbët, sytë. Çdo gjë mund të përdoret për aq kohë sa ti e kupton veten. Unë nuk kuptoj arabisht. Pronari i banesës nuk kuptonte shumë hebraisht. Dinte vetëm disa fjalë në anglisht. Por në fund e kuptuam njëri-tjetrin, dhe me të arritëm të krijonim një dialog të caktuar për gjëra të ndryshme”- kujton ai.

Hari këmbëngul dy herë se nuk kishte frikë. Fjalia që i thosha përherë vetes ishte “Kujdesu për veten, mbijeto!”. Ai thotë se mbajtja peng i shkaktoi edhe kriza psikologjike, dhe ata mbështetën njëri-tjetrin në varësi të asaj se kush nga të pestë ishte më i shëndetshmi.

“Mund të rrije vetëm ulur ose shtrirë. Nuk mund të vendosje apo të bëje asgjë. Nuk kishim një copë letër apo laps. Asgjë. Dhe kështu kalonin ditët…”- thotë ai. Ndërsa koha dukej e përjetshme, Luis – i apasionuar pas teatrit, kërcimit popullor dhe gatimit – u përpoq ta shtynte duke treguar histori.

Ata gjithashtu imagjinuan udhëtime (“po flisnim për kthimin në Bariloshe, në Ujëvarat e Iguazú, në Ushuaia”…) dhe ndanë receta për një të ardhme të pasigurt. Ai ishte pajtuar me idenë se mund të vdiste në Gaza, dhe ishte në paqe me këtë ide.

Ndjeu se në moshën 71-vjeçare, kishte jetuar mjaftueshëm dhe se kishte lënë “gjurmën” e tij – siç e përshkroi ai – katër fëmijët dhe 10 nipërit e tij. “Ne nuk menduam se autoritetet na kishin harruar, por koha po kalonte dhe asgjë nuk po ndodhte… Ne as që e dinim nëse ishim mjaft të rëndësishëm për ta. Ndaj ishte një surprizë që na nxorën nga atje ku ishim”- thekson Luis Har. /Tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Next Post
Zoti e nderon si njeri, si zgjedh të jetë më keq se kafshë

Zoti e nderon si njeri, si zgjedh të jetë më keq se kafshë

Zvicra i “heq kilotat” Italisë me ndeshje stërvitore

Zvicra i “heq kilotat” Italisë me ndeshje stërvitore

Tërbim nga Shkupi për Censusin në Shqipëri

Tërbim nga Shkupi për Censusin në Shqipëri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni