Komuniteti hebre në Itali ka kërkuar zyrtarisht që të hiqet emri i Mbretit Vittore Emanuele III nga shkolla, rrugë dhe godina publike.
Mbreti që ishte monarku i fundit i dinastisë së Savojës dekretoi në qeveri për mbi 20 vjet fashistët e Bennito Musolinit, si dhe firmosi ligjet raciale ku përcaktohej diskriminimi ndaj hebrenjve.
Vittore Emanueli III gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë ishte edhe mbreti i shqiptarëve, pas kurorës që iu dorëzua nga disa anëtarë të parlamentit shqiptar në vitin 1939.
Presidenti i Unionit të Hebrenjve të Italisë, Noemi Di Segni, i ka dërguar një letër ministrit për të Mirat Kulturore, Dario Franceschini, letër që e ka botuar edhe në gazetën e komunitetit hebre.
“Fatkeqësisht kemi arritur të vëmë re se në Itali ekzistojnë shumë shkolla publike dhe bibloteka, është një listë e gjatë që mbajnë emrin e Mbretit që firmosi ligjet raciale”, shruan Segni në letrën e saj.
Sipas komunitetit hebre në Itali, nuk bëhet fjalë për vende publike të vogla por për institucione primare, si për shembull Bibloteka Kombëtare e Napolit që është e treta në vend, janë dy qendra kombëtare të librit në Romë dhe Firence që ndodhen në qendër dhe janë të emërtuara Vittore Emanueli III.
Bën çudi fakti se nisma e komunitetit hebre të Italisë është rizgjuar tani, ndërkohë që ka rreth 70 vjet që ka përfunduar Lufta e II Botërore dhe këto emërtime ekzistonin prej dekadash. /tesheshi.com/