Në dy-vjetorin e grushtit të shtetit të dështuar në Turqi, komuniteti hebraik në këtë vend ofroi një lutje të veçantë në sinagoga për ata që u martirizuan atë natë, duke u përballur me forcën ushtarake të puçistëve.
“Në sinagogat tona këtë mëngjes, një lutje e veçantë u ofrua për martirët e 15 korrikut, për paqen dhe vazhdimësinë e kombit tonë”, shkroi Shoqëria Turko-Hebreje në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
“Me respekt përkujtojmë dëshmorët e 15 korrikut. Në duam të jetojmë në demokraci të qëndrueshme dhe unitet kombëtar”, u tha më tej në cicërimë.
Përafërsisht 18,000 hebrenj jetojnë në Turqi, shumica prej të cilëve janë banorë të Stambollit.
Kujtojmë se natën e 15 korrikut 2016 duke u gdhirë e nesërmja, u regjistruan 251 të vrarë dhe rreth 2,200 të plagosur, viktima të asaj pjese të ushtrisë të përfshirë në grusht shteti. /tesheshi.com/