Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për Europën në Bundestag, mik i Bashës e kundërshtar i Ramës, është vënë sërish kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
TCH citon të përditshmen gjermane “Ëelt”, ku thuhet se ndërsa Michael Roth, ministër i Shtetit dhe ishte i vetmi që iu gjend pranë kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së vështirë në Gjermani, ka kërkuar hapjen e negociatave, ai ka hasur në kundërshtimin e fortë Krichbaumit.
Ky i fundit është shprehur pro hapjes së negociatave me Maqedoninë, por jo për Shqipërinë. Argumenti: korrupsioni, që siç ka thënë ai “shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë”. /tesheshi.com/