Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka publikuar në vetën e parë një sinjal pozitiv që ka marrë nga Brukseli, të cilin e ka ndarë menjëherë në faqen e tij të rrjeteve sociale.
“Lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do të vijë shumë shpejt. Komisioni Evropian, ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret. Prandaj, jemi në pritje të këtij vendimi që do të vijë në ditët në vijim. Kemi mirëkuptim dhe respektojmë procedurat e brendshme të BE-së. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
/tesheshi.com/